Gjatë seancës plenare u diskutua edhe dekreti i kthyer nga presidenti Bajram Begaj, për ligjin “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.
“Reforma si ajo e inspektimit pavarësisht risive nuk sjell efektet e dëshiruara me reformën për inspektimet qasja e qeverisë është që të ketë një model të ri të inspektimit me pas të shkohet me qasje ndërshkuese. Ajo që ka rëndësi është se ligji i ispektimit ka marrë një vit kohe me ekspertë për konsultim publik dhe në kuadër të këtij konsultimi është marrë parasysh edhe adresimet e ligjit që janë miratuar dhe janë argumentuar arsyet që do të merren në konsideratë ndaj ne gjykojmë se nuk është rasti që të pranojmë dekretin e prtesidentit, për ne procedura e hartimit të ligjit është se ligji futet në fuqi pas 6 muajsh që futet në fletoren zyrtare.
Ky ligj dhe kjo reform është pjesë e planit të rritjes, me permbushjen e këtij ligji ne kemi përmbushur dhe një detyrim për anetaresim ne BE nëse do të pranonim dekretin ne do te kishim jo vetem këtë ligj por edhe 69 të tjerë, pasi do të humbnim dhe afatet për procesin e integrimit. ndërkohë që në thelb institucioni i presidentit nuk adreson asnjë ccështje konrete për përmbajtjen dhe per ccështjet e ligjit në teresi., është kompetencë e këshillit të ministrave të ngreje një ccështje të tillë dhe është miratuar me votë nga kuvendi”, tha Bushka.
Kuvendi ka miratuar projektligjet në rendin e ditës. Parlamenti rrëzoi me 74 vota kundër, ligjin që ktheu presidenti Bajram Begaj ‘Për inspektimin’.
Ndërkohë, është miratuar edhe projektvendimi “Për zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor “Për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up-it në Shëndetësi” si dhe projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të personelit me kohë jo të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.
Hetimori në Shëndetësi është zgjatur deri në 14 nëntor.