Apeli i Posaçëm ka rrëzuar sot kërkesën e bërë nga Fredi Beleri për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës.
Gjykata e Posaçme më parë kishte rrëzuar një kërkesë të tillë për t’i dhënë Belerit një leje të posaçme të betohet dhe të mandatohet në krye të bashkisë së Himarës.
Përmes avokatit Beleri e ankimoi këtë vendim duke bërë një kërkesë në Apelin e Posaçëm për të marrë lejen. Por edhe Apeli e rrëzoi kërkesën e tij sot, duke mos e lënë Belerin të betohet.