Në këto ditë të nxehta vere, me koronavirusin në qarkullim, mjekët e spitalit rajonal të Kukësit po përballen më një fluks të pazakontë pacientësh.
Shefi i urgjencës Emin Ferati tregon se vetëm në ditët e fundit të korrikut janë kryer më shumë se 400 vizita ndërkohë që edhe gushti ka nisur me vizita të shtuara.
Mjeku Ferati tregon simptomat që paraqesin pacientët. Edhe rastet me covid janë të përditshme por shqetësuese duken se janë rastet post covid. Gjatë kësaj peridhe, kur pandemia është përhapur ndjeshëm, mjekët këshillojnë qytetarët që të tregohen të kujdesshëm ndaj simptomave dhe të kontaktojnë direkt mjekët e familjes.