Ka nisur mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, ku zëvendësministrja Eugena Tomini, u shpreh se përveç rritjes së infektimeve, ka dhe një shtim të rasteve spitalore.
Të gjithë anëtarët e Komitetit të Ekspertëve bënë thirrje për vaksinimin e qytetarëve, me dozën e tretë dhe të katërt, në një kohë që mbulesa vaksinale në vendin tonë është shumë e ulët.
Eugena Tomini: Mbështetur në të gjitha dhënat po paraqitet një trend në rritje, në rastet pozitive, duke rritur edhe rastet që kërkojnë shtrim spitalor.
Ka rritje edhe në krahasim me 4-5 muaj më parë, në 90% të bashkive kemi raste negative, popullata duhet të ndërgjegjësohet për vaksinimin me dozën e tretë dhe të katërt.
Covid ka treguar që nuk ka një sezonalitet, është i pranishëm gjatë gjithë muajve të vitit.
Najada Çomo: Në kohën që flasim ka 5-6 shtrime në ditë, këta persona që shtrohen janë persona që kanë lënë në mes procesin e vaksinimit, ose kanë bërë një vaksinim të hershëm. Grupmoshat që janë më të prekura janë 60-70, kemi pasur edhe një 20 vjeçare të shtruar, e cila është jashtë rrezikut për jetën.