Ditën e sotme një aksident tragjik me pasojë vdekjen e 3 të rinjëve ka ndodhur në fshatin Adriatik në Kurbin.
Banorët e zonës shprehen se kjo rrugë është kthyer në mallkim, pasi në vetëm pak vite kanë ndodhur tre aksidente me pasojë vdekjen e 6 personave.
Sipas tyre, vetëm një vit më parë dy familje, në tentativë për të larguar një grope, përfunduan me makinë në kanal, ku për pasojë mbeti i vdekur një person.
Ndërkohë që para pesë vitesh një tjetër aksident tragjik është shënuar në fshatin Adriatik të Kurbinit, në po të njëjtin vend. Në këtë aksident humbën jetën dy persona nga Mamurrasi.
Shkak për këto ngjarje tragjike, që ka tronditur opinionin publik, është bërë rruga jashtë standardeve, pa anësore dhe me gropa. Janë 7 km rrugë tërësisht e dëmtuar dhe problematike.
(M.Q/Faxweb)