06:54 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Rruga jonë është pa kthim”, paralajmëron Gazment Bardhi: Sot me ndalimin e makinave, nesër me ndalimin e…

15:39 | 25/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Rruga jonë është pa kthim”, paralajmëron Gazment Bardhi: Sot me ndalimin e makinave, nesër me ndalimin e…

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat është shprehur se, mijëra qytetarë do të bllokojnë në orën 18:00 akset kryesore kombëtare ku do të kërkohet që sipas tij, kryeministri i votave të blera me paratë e krimit mos ketë më mundësi të shkatërrojë jetën e familjeve shqiptare.

Sipas Bardhit, Rama e di fare mirë se nuk do të ketë zgjedhje me 30 qershor, duke argumentuar se “qeveria e tij është ilegjitime e cila brenda pak viteve e shndërroi Shqipërinë në një narkoshtet, nuk mund të organizojë zgjedhje të lira e të ndershme”.

“Shqiptarët e kanë kuptuar këtë skemë grabitëse dhe rrënuese për familjet dhe fëmijët e tyre dhe janë të vendosur t’i japin fund kësaj gjendjeje. Sot, me ndalimin e makinave në të gjithë Shqipërinë, nesër me ndalimin e zgjedhjeve fallco. Kërcënimet e një kufome politike si Edi Rama nuk trëmbin askënd! Rruga jonë është pa kthim! E vetmja rrugë e drejtë për Shqipërinë si Europa janë zgjedhjet e lira e të ndershme”, deklaroi Bardhi.

Deklarata e plotë:  

Sot, opozita dhe qytetarët do të jenë sërish së bashku në të njëjtën kohë, në orën 18.00, në të gjithë Shqipërinë për të demonstruar se një qeveri e paralizuar nga krimi dhe e krimbur nga korrupsioni i ka bllokuar Shqipërisë rrugën e saj europiane.

Së bashku me mijëra qytetarë, ne do të ndalojmë makinat dhe do të kërkojmë që Kryeministri i votave të blera me paratë e bandave dhe krimit të organizuar të mos ketë më mundësi të shkatërrojë jetën e familjeve shqiptare, duke grabitur me babëzi të pakufishme çdo pasuri të këtij vendi.

Edi Rama, i keqpërdoruri i tij dhe i krimit, Taulant Balla, si dhe çdo shërbëtor tjetër i tij brenda dhe jashtë parlamentit të krimit, e dinë fare mirë se zgjedhje më 30 Qershor nuk ka për të patur.  

Një qeveri ilegjitime, me një kryeministër ilegjitim, që brenda pak viteve e shndërroi Shqipërinë në një narkoshtet, nuk mund të organizojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Alternativa e vetme e Edi Ramës sot është sulmi kundër opozitës dhe qytetarëve! Është gazi lotsjellës në protesta, është gazi lotsjellës për të nxjerrë njerëzit nga shtëpitë, është falimentimi për bizneset, janë taksat vrastare për fermerët, janë mashtrimet për studentët, është papunësia për të rinjtë.

Nuk ka asnjë ide, asnjë program, asnjë punë me interes publik. Edhe kur nis të bëjë një punë, Edi Ramën nuk e drejton vizioni dhe ligji, por korrupsioni dhe antiligji. Pasi ka vjedhur votat, vjedh edhe taksat. Në qeverinë e Edi Ramës 1 kilometër rrugë kushton 20 milionë euro.

Edi Rama nuk punon në interes të shqiptarëve.

Shumica dërrmuese e qytetarëve sot jetojnë më keq sesa dje, sepse ata nuk janë në axhendën e qeverisë. Prioritet i Ramës janë kriminelët brenda dhe jashtë burgjeve, të cilët i kanë siguruar atij pushtetin.

Prioritet për Ramën janë një grusht oligarkësh dhe klientësh të oborrit të familjes së Edi Ramës, të cilët kanë kapur ekonominë, janë pasuruar me PPP dhe koncesione, duke e bërë më të rëndë jetën e shqiptarëve.

Të gjithë këta janë të paprekshëm, sepse Edi Rama ka kapur edhe drejtësinë.

Asnjë i ndëshkuar për vjedhjen e votave.

Asnjë i dënuar për korrupsion.

Asnjë i dënuar për lidhjet direkte të provuara me krimin e organizuar dhe trafikantë të dënuar droge.

Shqiptarët e kanë kuptuar këtë skemë grabitëse dhe rrënuese për familjet dhe fëmijët e tyre dhe janë të vendosur t’i japin fund kësaj gjendjeje. Sot, me ndalimin e makinave në të gjithë Shqipërinë, nesër me ndalimin e zgjedhjeve fallco. Kërcënimet e një kufome politike si Edi Rama nuk trëmbin askënd! Rruga jonë është pa kthim! E vetmja rrugë e drejtë për Shqipërinë si Europa janë zgjedhjet e lira e të ndershme!  

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: bllokimi i rrugeveGazment Bardhiprotesta e opozites
Pas

Serbët ndalojnë këshilltarin e Ramush Haradinajt

Para

Supergrabitja e Rinasit/ Shoqërohet në polici gruaja e njërit prej të arrestuarve

Para
Supergrabitja e Rinasit/ Shoqërohet në polici gruaja e njërit prej të arrestuarve

Supergrabitja e Rinasit/ Shoqërohet në polici gruaja e njërit prej të arrestuarve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: U premtuan 295 kuti, u hapën vetëm 154

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” në kufi: Veprimet janë të paligjshme

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Merz i kërkon Trumpit rifillimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në fokus sistemet Patriot

Situata e zjarreve në vend: 14 vatra të raportuara, 10 të shuar dhe 4 ende aktive

Ndërpritet rryma në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina akuzon Rusinë

Kurti pret deputetë britanikë: Diskutim për mbrojtjen, investimet dhe Procesin e Berlinit

Mbyllet rinumërimi i votave dhe për qarkun e Durrësit

SHBA “kërcënon” BE-në: Tarifa 17% për eksportet bujqësore evropiane

“Rusia ka përdorur gjerësisht armë kimike në Ukrainë”, Holanda bën thirrje për sanksione më të ashpra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.