Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vrasjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxha i cili u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në një greminë në Dajt.
Nga hetimet është zbuluar se 43-vjeçari është vrarë që ditën e rrëmbimit dhe trupi i tij kishte nisur të dekompozohej pasi kishte shenja të rënda në trup.
Burime për Fax News bëjnë me dije se në vendngjarje pritet mbërritja e RENEA-s, me pajisje të posaçme për nxjerrjen e trupit të Ruzhdi Hoxhës në rrugë. Ai ka përfunduar 200 metra nga rruga automobilistike ndërsa trupi i 43-vjeçarit ka nisur të dekompozohet.
Efektivët kanë vendosur shirita edhe në vendin e krimit ndërsa kanë ndezur një zjarr pranë trupit të pajetë në pritje të RENEA-s.
Përgjatë rrugës që të dërgon tek vendi i krimit ndodhet një bazë ushtarake por edhe një biznes privat të pajisura me ksmera sigurie. Gjetja e trupit është bërë e mundur edhe falë tyre ku pas identifikimit të automjetit, kanë ndjekur lëvizjen e tij edhe në zonën e thellë
(E.D/faxweb.al)