Kryeparlamentari Gramoz Ruçi përmes një fjalimi të mbajtur nga foltorja e parlamentit renditi arritjet e Kuvendit të Shqipërisë gjatë legjislaturës 2017-2021. Ruçi, teksa numëroi ligjet e miratuara prej Kuvendit, theksoi rëndësinë e punës së bërë nga institucionit që ai drejton në lidhje me miratimin e ligjeve të reformës zgjedhore, reformës në drejtësi dhe çeljes së negociatave me bashkimin evropian.
Ruçi vlerësoi gjithashtu veprimtarinë parlamentare në lidhje me menaxhhimin e situatës së pandemisë së Covid-19 dhe tërmetit.
“231 ligje u miratuan gjatë periudhës së pandesmisë, ku rreth 80 ligje ishin në funksion të përballimit të kësaj pandemie.
Gjatë vitit 2017-2021 parlamenti miratoi paketën e dytë të reformës në drejtësi, ku përfshihen ligji për SPAK-un, ligji për Gjykatën Kushtetuese, ligji për Kodin e ri Civil dhe Kodin e ri Penal.
Gjatë kësaj legjislature u zgjodh Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Gjykata Kushtetuese. Kuvendi Zgjodhi Inspektorin e Lartëe të Drejtësisë. Gjatë kësaj legjislature, me kërkesë të tre deputetëve u ngritën 3 Komisionet Hetimore. Në këtë legjislaturë u mor vendimi për çeljen e negociatave, duke shënuar një fitore për të gjithë shqiptarët, por që nuk duhet mohuar dhe kontributi i Kuvendit në këtë pikë.
Gjatë kësaj legjislatore Kuvendi miratoi 47 projekt-ligje për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së. manuali përmban udhëzime që deputetët duhet të ndjekin për përafrim e legjislacionit të Shqipërisë me atë evropian.
Gjatë kësaj legjislature miratuam 5 rezoluta. Kolegëve tanë u bëm të qartë që Shqipëria ka vetëm një plan A dhe ky është integrimi në Bashkimin Evropian.
Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare nuk varet më nga ne por nga qëndrimi i disa nga vendeve anëtare”, u shpreh Ruçi.