Vijon puna për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Kapet dhe arrèstohet me qëllim ekstradimi drejtë Italisë, 50-vjeçari i dënuar për tráfikim të lëndëve nárkotike.
Operacioni nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana. Shërbimet e Pòlicisë së Drejtorisë Vendore të Pòlicisë Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana dhe Departamentit të Pòlicisë Kriminale, bënë të mundur lokalizimin në Shijak dhe arrèstimin e shtetasit shqiptar Rudin Koni, 50 vjeç banues në Maminas, Durrës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet pòlicore italiane, pasi Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Tráfikimi i nárkotikëve”, parashikuar nga Ligji italian për drògat.
Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka tráfikuar nga Shqipëria drejt Italisë, sasi lënde nárkotike të llojit kokainë, me qëllim shitjen në Milano dhe Salento, Itali.
Arrèstimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe Marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.