15:27 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rudina Hajdari del “kundër” vetes: Firmosa marrëveshjen, por nuk do ta votoj në Kuvend! Ja çfarë do të bëj në zgjedhjet e ardhshme

21:39 | 09/06/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hajdari plas ‘bombën’ në Kuvend: Unë kam qenë viktimë e dhunës, zonja ministre, duhej të merrje masa

Pak ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes për reformën zgjedhore, Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Rudina Hajdari deklaron votën e saj kundër të njëjtit dokument në parlament. Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi, në emisionin Përballë në RTSH, Hajdari sqaron se përse është kundër marrëveshjes për të cilën hodhi firmën e dakordësisë.

“Marrëveshjen do ta firmosja prapë me kënaqësi. Dhe për t’iu përgjigjur pyetjes tuaj në mënyrë të drejtpërdrejtë jo sepse nuk do të votoja një marrëveshje e cila nuk është reformë. Nëse do të vijë një reformë në parlament e cila përfshin po ashtu dhe ndryshimin e sistemit, minimumi listat e hapura atëherë patjetër që do ta votoja pro. Por nëse ne jemi në kushtet që kemi një marrëveshje e cila nuk quhet reformë pra nuk ka se si të jetë e gjithëplotësuar. Ka disa element të cilët unë i kam mbështetur prej fillimit siç është identifikimi biometrik që është i rëndësishëm por nuk është i plotë, pjesa tjetër qoftë dhe administrimi i zgjedhjeve kemi ngelur në vend numëro. Çka do të thotë për mua kjo marrëveshje nuk është që arriti ndonjë gjë massive, përkundrazi tregoi që palët janë të pamundura për të gjetur një gjuhë të përbashkët dhe për ti orientuar këtë reformë, këtë marrëveshje benefitet që mund të kenë njerëzit gjatë zgjedhjeve” ,- theksoi Hajdari.

E pyetur nga gazetari Lutfi Dervishi se çfarë do të thotë për integritetin tuaj si politikane që nënshkruani një marrëveshje dhe thoni unë nuk e votoj këtë që nënshkrova, Rudina Hajdari u përgjigj.

“Unë do ta nënshkruaja atë me shumë kënaqësi edhe sot. Nuk kam asnjë lloj pendimi që e kam nënshkruar sepse nënshkrimi është një hap përpara votimit. Me atë marrëveshje po të shikosh, fjalia e fundit aty thuhet që palët nuk kanë patur konsensus për ndryshimin e sistemit. Kjo më jep të drejtë moralë që unë ta votoj kundër.” – tha Rudina Hajdari.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike që nuk pranoi të digjte mandatin, Rudina Hajdari konfirmon se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ndonëse nuk ka zbuluar nëse do të rikthehet te PD-ja, do të krijojë një forcë të re politike apo do t’i bashkohet “Bindjes”, siç flitet herë pas here, deputetja që insiston për listat e hapura, thotë se e sheh veten në zgjedhje duke kandiduar.

Lutfi Dervishi: Ku e shihni veten në fushatën e ardhshme?

Rudina Hajdari: Në zgjedhje, duke kandiduar, më beso që në momentin që do të bëhet ajo listë, me njerëz të aftë dhe që e duan këtë vend. Çdo njeri që do kem rreth vetes time nuk do të jetë një njeri që do ndihmojë Rudinën në karrierë.

Etiketa: Rudina Hajdari
Pas

Prapa kurrizit të tregtarit, dalin pamjet si sirianët vjèdhin në mes të ditës dyqanin e parfumeve në Tiranë

Para

Skándali! 13-vjeçarja me fëmijën 1-muajsh: Më nxirrni burrin nga bùrgu

Para
Skándali! 13-vjeçarja me fëmijën 1-muajsh: Më nxirrni burrin nga bùrgu

Skándali! 13-vjeçarja me fëmijën 1-muajsh: Më nxirrni burrin nga bùrgu

Discussion about this post

 



Të Fundit

Uranium për prodhim bombe?/ Gjeorgjia ndalon shitjen e 3 miliardë dollarëve të metalit

Lufta në Ukrainë/ Kremlini: Po përgatitemi për raundin e tretë të bisedimeve, jemi në kontakt me Kievin

Kritike situata në Drenovë, dhjetëra forca zjarrfikëse përballen me flakët

Vlorë/Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit që dyshohet se u përdor nga 17-vjeçarja në tentativën për vetëvrasje

Ndihmë për e-Albania nëpër bashki/ Balluku monitoron sportelet ku ofrohet shërbimi

Spiropali vizitë zyrtare në Turqi, takohet me Presidentin e Asamblesë së Madhe Kombëtare

Tentoi të vidhte një dyqan në Mamurras, kapet në flagrancë 36-vjeçari

Zelensky zgjedh një grua si kryeministren e re të Ukrainës

Probleme me tensionin, Erion Veliaj shtrohet në spitalin e Durrësit! Shoqërohet me 30 policë

U la në burg nga Apeli i GJKKO, Ilir Meta reagon nga qelia:Asnjë zhgënjim, mezi pres gjyqin të përballem

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.