Dy gra u vranë në sulme të veçanta ukrainase në rajonet Belgorod dhe Kursk , të cilat kufizohen me Ukrainën, thanë guvernatorët e tyre.
Këto lloj sulmesh janë shtuar muajt e fundit.
Guvernatori i Kurskut, Roman Starovoit, tha se një banor u vra dhe një tjetër u plagos nga “bombardimi” i fshatit Tiotkino , në kufi me Ukrainën.
Vyacheslav Gladov, guvernatori i rajonit të Belgorodit, tha nga ana e tij se një sulm ukrainas vrau një banor të fshatit Novaya Tavolyanka , i cili është gjithashtu shumë afër kufirit.