02:28 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Sa ka shpenzuar Kosova në mirëqenie sociale?

"Nga janari e deri në korrik të këtij viti, Kosova ka shpenzuar mbi 305 milionë euro"

17:27 | 03/09/2023
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sa ka shpenzuar Kosova në mirëqenie sociale?

Fotografi ilustruese.

Nga janari e deri në korrik të këtij viti, Kosova ka shpenzuar mbi 305 milionë euro në përkrahje financiare për personat e pensionuar dhe për ata që janë në skema të ndryshme sociale.

Në skemat e tilla përfshihen kategori të ndryshme: nga pagesat mujore për veteranët e luftës e deri te pensionet për kompensimin e punonjësve të arsimit për punën e bërë gjatë viteve 1990.

Në raportin e publikuar në fund të gushtit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës janë specifikuar 15 kategori të ndryshme.

Në krahasim me vitin e kaluar, numri i këtyre personave që marrin mbështetje financiare nga buxheti i shtetit ka rënë për 19 mijë.

E, rënia e numrit të përfituesve ka bërë që, gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti, të ulen edhe shpenzimet nga buxheti i Kosovës për rreth 31 milionë euro më pak sesa gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të ofruara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në raportin “Statistikat e mirëqenies sociale”, më së shumti para janë shpenzuar për pagesat ndaj personave që kanë dalë në pension, ndjekur nga pensionet për veteranët e luftës.

Rreth 19 milionë euro nga paratë e shpenzuara për mirëqenie sociale këtë vit kanë shkuar për pagesat për familjet, të cilat jetojnë në varfëri.

Numri më i madh i këtyre pagesave – që maksimumi mund të arrijnë deri në 250 euro për familje dhe shuma varet nga numri i anëtarëve në familje – janë proceduar në Komunën e Mitrovicës së Jugut.

Në këtë komunë, rreth 8.880 persona morën ndihmë gjatë muajit korrik – shifër kjo dukshëm më e lartë se në cilëndo komunë tjetër. Pas Mitrovicës së Jugut radhitet Vushtrria me gjithsej 5.670 përfitues të ndihmave sociale.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shkalla e papunësisë në Kosovë në tremujorin e fundit të vitit 2022 ishte 11.8 për qind.

Gjatë këtij viti, Qeveria e Kosovës ka shpërndarë edhe ndihma të tjera përmes subvencionimeve të hapura në platformën digjitale E-Kosova, ku qytetarët kanë pasur mundësinë të aplikojnë për pajisje elektrike, izolim të shtëpisë, etj./REL

Pas

Kamëz/ U arratis pasi plagosi me thikë 20-vjeçarin, policia vë në pranga autorin (EMRI)

Para

Suedi: Policia arreston dy persona në protestën ku u djeg Kurani

Para
Suedi: Policia arreston dy persona në protestën ku u djeg Kurani

Suedi: Policia arreston dy persona në protestën ku u djeg Kurani

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.