Të pakënaqura me format e tyre, femrat u nënshtrohen dietave drastikeve për të arritur pamjen që dua. Por edhe dietat nuk janë gjithmonë zgjidhja e duhur për të hequr kilogramët e tepërt.
Para se të eleminoni ushqimet apo të kufizoni veten tuaj në të ngrëni filloni aktivitetin fizik, pasi kjo është mënyra e vetme për të rënë në peshë gradualisht dhe shëndetshëm pa rrezikur që kilet t’ju rikthen sërisht.
Më poshtë kemi sesa kilometra duhet të ecni në ditë për të rënë 1 kilogramë në javë.
1 orë ecje me hap normal djeg rreth 400 kalori.
Nevojiten 2,000 hapa për të djegur 100 kalori.
Për të humbur 1 kilogramë ju duhet të digjni 3500 kalori. Mënyra më e shëndetshme për të humbur peshë është humbja e një kilogrami në një javë.
Për të arritur këtë ju duhet të ecni 8 kilometra ose të digjni 500 kalori çdo ditë. (J.V/Shuplaka)