19:38 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘Saga’ e demarkacionit mori fund pas afro tre vitesh, kush janë dy deputetët që zhbllokuan ngërçin politik në Kosovë (EMRAT)

21:05 | 21/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Saga’ e demarkacionit mori fund pas afro tre vitesh, kush janë dy deputetët që zhbllokuan ngërçin politik në Kosovë (EMRAT)

Një nga marrëveshjet më të komentuara në Kosovë ka marr fund sot pas një dite maratonike. Kosovën e zhbllokoi një nga deputetët që e kishte kundërshtuar më së shumti marrëveshjen e Demarakcionit me Malin e Zi Donika Kadaj – Bujupi së bashku me deputetin e Listës Serbe, Adem Hodza.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Donika Kadaj – Bujupi ka votuar sot pro ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi, ani pse ajo këtë marrëveshje e kishte kundërshtuar para tre vjetëve duke hedhur gaz lotsjellës.Gjatë kohës sa Kadaj – Bujupi ishte deputete e Lëvizjes Vetëvendosje së bashku me ish-kolegët e saj të Vetëvendosjes ishin arrestuar për hedhje të gazit në Kuvend të Kosovës, shkruan Insajderi.

Për të mos ia falur Malit të Zi, 8 mijë hektarë tokë ajo kishte qëndruar në burg së bashku me liderin e VV-së Albin Kurti. Por pas tre vjetëve, kohë kjo është kur edhe VV filloi të përçahej në mes vete, Kadaj Bujupi ndërroi qëndrim. Ajo u rikthye sërish në “folenë” e saj, në partin ku ajo kishte filluar karrierën e saj politike, në AAK.

Ndërsa sot deputetja Kadaj – Bujupi në qetësi hodhi votën e saj pro kësaj marrëveshje dhe zhbllokoi Kosovën.

Mirëpo nuk ishte vetëm deputetja e AAK-së që votoi pro Demarkacionit. Kosovën e zhbllokoi edhe njëri nga deputetët e Listës Serbe, Adem Hodza.

Hodza ia kishte premtuar votën koalicionit qeverisës, që nëse mbledhin 79 vota, ai do ta japë votën që do ta bënte dallimin për ratifikimin e demarkacionit.

Adem Hodza, është anëtar i partisë së gorarëve (JGP), ndërsa në Kuvend është pjesë e grupit parlamentar të Listës Serbe.

Rikthimi i Donika Kadaj-Bujupi në AAK, ka bërë që koalicioni qeverisës, së bashku edhe me LDK-në të sigurojë 79 vota për ratifikimin e demarkacionit, ndërsa vota e Adem Hodzës ka qenë vendimtare që marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi të kalojë sonte.

Kundërshtimi që kishte filluar para tri viteve nga Lëvizja Vetëvendosje për ta ndaluar ratifikimin e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi është dorëzuar sot pak para orës 19:00.

Gazi lotsjellës pas një kohe të gjatë u rikthye sot në kuvend. Deputetët e VV-së hodhën për katër herë gaz lotsjellës vetëm gjatë ditës së sotme. Nga insistimi i tyre që demarkacioni të mos ratifikohet u arrestuan shtatë deputetë për shkak se hidhen gaz lotsjellës.

Në tentimin e pestë të ditës së sotme, Galuk Konjufca kishte mbetur i vetëm në seancë, ai kërkonte fjalën nga Kadri Veseli, por që nuk e mori asnjëherë. Kësisoj Vetëvendosje pas tri vite kundërshtim u dorëzua sot kur u ratifikua demarkacioni mes Kosovës dhe Malit të Zi.

91 deputet kishin qenë të pranishëm ku 80 prej tyre kanë votuar për, ndërsa 11 të tjerë votuan kundër. /Insajderi.com

 

 

Etiketa: Adem HodzaDemarkacionidonika kadaj bujupi
Pas

“E lexon raportin e FMN-së si analfabet”, PD i përgjigjet Ahmetajt: Pas aksidentit me biznesmenin e plehrave, ka filluar…

Para

“U fejova 8 vjeç, u martova 15 dhe më pas u përdhunova në mënyrë të përsëritur nga burri im”

Para
“U fejova 8 vjeç, u martova 15 dhe më pas u përdhunova në mënyrë të përsëritur nga burri im”

“U fejova 8 vjeç, u martova 15 dhe më pas u përdhunova në mënyrë të përsëritur nga burri im”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.