Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është ka mbërritur në ambientet e Kuvendit.
Tahiri është futur vetëm, i pashoqëruar me asnjë nga deputetët e PS-së.
Tahiri është përshëndetur me gazetarët ndërkohë që po hynte në seancë.
Gazetarët kanë pyetur ish-ministrin nëse i trembet arrestimit.
“A keni frikë nga arrestimi? Erdhët për të shpëtuar mandatin?”
Ai është përgjigjur:”Suksese për rekomandimin pozitiv”.
Ish-ministri nën hetim për trafik ndërkombëtar droge, pritet të mbajë fjalën e tij sot në Kuvend, si deputet i pavarur për ligjin e Prokurorisë.
Tahiri është përjashtuar nga grupi parlamentar i PS-së që prej muajit tetor 2017.
(F.G/Faxweb.al)