Sapo ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit, me urdhër nga lart Garda e Republikës u ka kërkuar oficerëve që e shoqëronin ish-kryeministrin të mos shkojnë më.
Por ky vendim ka sjellë revoltë tek oficerët e Gardës.
Të gjithë oficerët që shoqëronin ish-kryeministrin kanë dorëzuar menjëherë dorëheqjet tek kreu i Gardës së Republikës.
Pas këtij vendimi, ish-Kryeministri, Sali Berisha, ka komentuar për herë të parë për Ora News, vendimin e Gardës së Republikës për ti hequr mbrojtjen ligjore.
Berisha tha se kjo është një hakmarrje e Edi Ramës, por ai është më i fortë dhe më i sigurtë se kurrë mes qytetarëve.
Berisha: Ndihem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë.
Një gjest frikacak dhe hakmarrës i Edi Ramës por unë jam mes qytetarëve më i fortë se kudo tjetër.
Do të vazhdoj çdo minutë, çdo orë, çdo javë, çdo muaj betejën deri në çmontimin e narkoshtetit në Shqipëri derisa shqiptarët të votojnë të lirë siç u takojnë.
(E.K/FAXWEB.AL)