10:49 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Salianji: Protesta të hënën paqësore, policia të mos provokojë

17:26 | 23/04/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Salianji: Protesta të hënën paqësore, policia të mos provokojë

 

Ervin Salianji, sekretari për aksionin qytetar në PD, tha për Ora News se protesta e  të hënës do të jetë paqësore dhe i vetmi shqetësim do të jetë bllokimi i akseve rrugore për një orë.

“Policia e Shtetit në raste të tilla bën procedim jo për qytetarët, por për organizatorët e protestave. Në rast se këta të Policisë, këta të qeverisë, ministri i drogës, ministri tjetër i ri i ardhur që ka një mentalitet komunist tenton të prekë opozitën le ta provojë dhe do të marrë përgjegjësinë vet. Të jeni të bindur që gjithë diskuri, protesta paqësore dhe e pa ngjarë që ka ndodhur deri më sot ka ardhur për shkak të menaxhimit të mirë që opozita u ka bërë protestuesve. Qytetarët nuk janë kaq të moderuar. Nëse nuk do të ishte opozita, këta që sot dalin dhe bilbilosen në konferenca shtypi, do të ishin jashtë sot. Opozita kërkon zgjidhje institucionale, një zgjidhje jo për pushtet politik por për t’i dhënë zgjidhje një situate që e ka bllokuar Shqipërinë për 27 vite; zgjedhje të lira dhe të ndershme. Qytetarët shqiptarë e kanë shkarkuar Ramën dhe i kanë vënë kartonë të kuq që më 18 shkurt”,- u shpreh Salianji.

Ai tha po ashtu  tha se Policia e Shtetit ka për detyrë që të sigurojë mbarëvajtjen e protestës, duke sjellë si shembull rolin e policisë në protesta nëpër disa vende të botës.

“Kushdo nga Policia, punonjësi i thjeshtë, i veshur me rrobë, provokator i Policisë apo militantë i PS-së që do të provojë qytetarët do të marrë përgjigjen e merituar. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë shqetësim nga qytetarët. E theksoj që të vetmit njerëz që janë të rriskuar nesër do të jetë policët që do të bëjnë veprime apo filmimin e qytetarëve. Policia është mbarëvajtëse dhe paguhet nga qytetarët shqiptarë. Të vetmit që do të marrin masa ndaj Policisë së Shtetit, do të jenë qytetarët, të cilët do të filmojnë Policinë për veprimet e tyre. Kam gjetur në disa raste për të treguar se si protestohet kudo në botë dhe se si policia ka vetëm një rol që të përkujdeset për protestën”,- tha ndër të tjera Salianji i pyetur për aksionin  e nesërm. (M.D/ Shuplaka)

Etiketa: ervin salianji
Pas

Lacio shënon 6 gola për tre pikë, Milani mundet nga Empoli (VIDEO)

Para

Vidhte banesat e italianëve, arrestohet 36-vjeçari në Itali

Para
Vidhte banesat e italianëve, arrestohet 36-vjeçari në Itali

Vidhte banesat e italianëve, arrestohet 36-vjeçari në Itali

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vlorë/ Vijon prej më shumë se 1 jave zjarri në Dukat, pritet ndërhyrja e helikopterit të ushtrisë për shuarjen e flakëve

Përmbytje dhe rrëshqitje dheu, 14 të vdekur nga moti i keq në Korenë e Jugut! Autoritetet: Numri i viktimave mund të rritet

Vatra prej dy javësh aktive/ Përkeqësohet situata në parkun Kombëtar të Lurës,digjen dhjetëra hektarë pyje

Durrës / Goditet një rrjet kriminal i drogës dhe armëmbajtjes pa leje

Ndërtoi pa leje në një sipërfaqe të zonave të mbrojtura në Pogradec, arrestohet Jetmir Muçllari

Gjermani/ 19 të plagosur nga shpërthimi i fishekzjarrëve në një panair, mes tyre edhe një fëmijë

Sherri mes biznesmenëve në Ksamil për çadrat, vihen në pranga tre persona, nën hetim dy të tjerë(PAMJE TE RENDA)

EMRAT/ “Smarti-i” përplaset me një motor, 22-vjeçari pëson dëmtime në kokë

Trump akuzon Obamën: Ka organizuar një mashtrim elektoral kundër meje në vitin 2016

Të dyshuar për vrasjen e Renis Dobrës, transferohen te 313 në Tiranë Petrit Çakrri dhe Fation Bushgjokaj

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.