12:04 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Salianji: Rama po i lëpihet Metës për një mandat të dytë

11:57 | 13/01/2017
në Politikë, Te Gjitha
0
Salianji: Rama po i lëpihet Metës për një mandat të dytë

”Edi Rama po i lëpihet Metës për një mandat të dytë dhe nuk e ka mendjen te ajo çka nxorri zbuluar ky dimër, reforma e dështuar territoriale dhe dështimi i sistemit të shëndetësisë”, ky është konkluzioni i Ervin Salianjit, sekretarit për Aksionin Qytetar në PD, në një shkrim për një gazetë të përditshme.

”Për ironi, Edi Rama është bërë edhe më acarues në këtë acar, duke u shfaqur më shume nëpër hotele luksoze bashkë me ministrat e tij dhe duke bërë llogaritarin e mandateve të ardhshme apo fallxhoren e fatit me Metën. Sepse ankthi i zgjedhjeve, luhatjet e Metës dhe ngritja e opozitës nuk e lënë Ramën të qeverisë. Acari ngriu kështu të gjithë ngrehinën prej kartoni të bojatisur të “rilindjes”, ndërkohë që numërohen kufomat e ngricës dhe paaftësisë qeverisëse.”, shkruan Salianji.

Sipas Salianjit, Rama në vend të zgjidhë situatën, merret me presionin ndaj pronarëve të mediave.

”Por Kryeministri merret me presionin ndaj pronarëve të mediave dhe me persekutimin e gazetarëve që nuk janë në shërbim të tij. Ai përgatitet për Zgjedhje si për Luftë, duke liruar të burgosurit dhe duke u dhënë atyre mundësinë që të rehabilitohen për fushatën zgjedhore që po vjen. Sigurisht, duke u caktuar atyre detyra kriminale për të deformuar procesin e ardhshëm zgjedhor. Rama nuk merakoset që ka dështuar në administrimin e emergjencës kombëtare, që në të vërtetë nuk është as edhe emergjencë, sepse ishte një situatë e paralajmëruar prej kohe. (V.G/SHUPLAKA)

 

Etiketa: edi ramaervin salianjiilir metasalianjizgjedhje
Pas

Hila-Gjokës: Vetëm duke u bërë dru ke arritur majat…Thashë t’u vija flakën librave

Para

Mblidhet komisioni për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi: “Shit-blerja e votës të jetë vepër penale”

Para
Mblidhet komisioni për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi: “Shit-blerja e votës të jetë vepër penale”

Mblidhet komisioni për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi: “Shit-blerja e votës të jetë vepër penale”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Prisnin emigrantë që t’i transportoni kundrejt pagesës, bien në pranga dy persona në Gjirokastër

Elisa Spiropali me Kryetarin e Kuvendit të Turqisë: Tirana dhe Ankaraja i japin botës siguri e paqe, në një kohë ku retë e luftës janë rrotull nesh

Dështon për herë të 48 konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Peqin/ Arrestohet 20-vjeçari që organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, kundërshtoi me forcë policinë gjatë shoqërimit

Ilir Meta kërkon zbutje të masës së sigurisë, gjykata tërhiqet për vendim

IMT Kurbin nis aksionin për lirimin e hapësirave publike, prishen ndërtimet pa leje

Rama nderon me “Yllin e Mirënjohjes Publike” Sheikh Muhammed Bin Zayed: Për kontributin vëllazëror ndaj popullin tonë

Lirohen hapësirat publike përreth stadiumit “Arena Kombëtare”, procedohen penalisht 7 administratorë lokalesh

Arrest me burg për babanë e 17-vjeçares që qëlloi me plumb në kokë veten në Vlorë

Kryeministri Rama pret Presidentin e Emirateve: “Erdhët si një i afërm i dashur, që nuk i shkëput fijet e dashurisë”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.