16:57 | 29/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Salianji zbret në terren për protestën e 7 Korrikut: Shumë prej kolegëve do të jenë të pranishëm, sherri i brendshëm në plan të dytë  

19:12 | 03/07/2022
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Salianji zbret në terren për protestën e 7 Korrikut: Shumë prej kolegëve do të jenë të pranishëm, sherri i brendshëm në plan të dytë  

Kur na ndajnë vetëm 4 ditë nga protesta kombëtare e PD-së, deputeti Ervin Salianji ka zbritur në terren me stukturat në qytetin e Korçës. Salianji, i cili deri tani nuk ishte bërë pjesë e grupimit Berisha, është shprehur për mediat se sot shqiptarët më shumë se kurrë kanë nevojë që të protestojnë.

Deputeti u shpreh se shumica e kolegëve të tij kanë shprehur vullnetin për të qenë në protestën kundër Edi Ramës, dhe problemet e brendshme në PD do të duhet të lihen në një plan të dytë.

Pjesë nga deklarata e Salianjit:

Jam në Korçë për organizimin e protestës së 7 Korrikut. Ka mobilizim të të gjitha strukturave. Ka shume arsye për të protesuar. Korça ka edhe më shumë arsye pasi po kthehet në një provincë të humbur.

Ka arsye për të protestuar, pasi duke i hequr gjykatën dhe pjesën me te madhe te institucioneve dhe po tentojnë ta kthejnë në një çiflig për një grup shokësh dhe miqsh, të cilët edhe jetën e qytetarëve duan ta kthejnë në pronë private.

Shikoni pak edhe emërimet që kanë bërë së fundmi, pa asnjë arsye PS, në fakt nuk ka pasur arsye PS pse të zgjidhte një nga kryetaret e PS te Korces nje person te akuzuar, por edhe te kapur nga media qe blinte vota ne zgjedhjet e pjesshme te vitit 2013.

Kanë arsye për të protestuar fermeret që po hedhin prodhimet, qytetarët që po i blejnë produktet shtrenjtë, studentët që s’kanë mundësi punësimi, pasi vendet e punës i zënë ata që janë afër oligarkëve të PS ose ndonjë gjasme demokrat.

Demokratët janë bashkë për të protestuar, i bashkon beteja kundër qeverisë. Investimet janë lënë në mes, si rruga Qukës Qafë Pllocë, s’ka investime në qytete dhe fshatra. Unë si deputet i PD do jem në protestë.

Të gjithë pavarësisht ndryshimeve do të jemi në protestë.

Etiketa: ervin salianjiprotesta 7 KorrikSalianji nga Korca
Pas

Propozimi francez për veton bullgare, presidenti maqedonas: As triumf, as dështim

Para

Rrezikojnë mbytjen 4 të mitur, dërgohen me urgjencë drejt spitalit të Durrësit

Para
Rrezikojnë mbytjen 4 të mitur, dërgohen me urgjencë drejt spitalit të Durrësit

Rrezikojnë mbytjen 4 të mitur, dërgohen me urgjencë drejt spitalit të Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

VIDEO/ Zjarri në Pishë Poro, flakët përhapen me shpejtësi me ndihmën e erës

Borrell: Jemi duke monitoruar nga afër nëse Serbia i përmbush kërkesat e BE-së

20 mijë euro të padeklaruara u sekuestrohen dy personave në Kakavijë

“Kurrë mos harro”, Gjykata e Elbasanit të dielën seancë

Osmani: Serbisë t’i kërkohet llogaridhënie për veprimet kundër Kosovës

Shërbimet në krye të detyrës për shuarjen e zjarrit në Pishë Poro

Dosja Gërdeci/ Shtyhet në 3 tetor gjyqi për Fatmir Mediun

“Moska ndoshta qëndron pas sulmit terrorist në veri të Kosovës”, thotë Kurti

Peshkonin me mekanizma elektrikë, ndalohen 2 persona në liqenin e Shkodrës

Balla në Ministerialin për 20 vjetorin e Konventës së Palermos: Droga po copëton shoqërinë tonë, po krijon terren për krimin

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.