Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka qenë sot pjesë e takimit në Asamblenë e zgjeruar të PS-së në Elbasan ku ka komentuar dhe situatën politike në të cilën ndodhet vendi. Balla tha se PS-ja është e gatshme për dialog me opozitën, por jo për negociata.
“Dialog po. Negociata jo, pasi nuk mund të negociojmë rregullat baze të demokracisë. Ne mund të dialogojmë me opozitën për ti ofruar të gjitha garancitë ligjore për rregulla të qarta e të barabarta loje, por secila palë në fund duhet të mbajë përgjegjësi për vendimet që merr dhe veprimet që kryen.
Nuk është faji ynë që opozita vendosi të hyjë në rrugën pa kthim të djegies së mandateve dhe lënies në balte të votuesve te vet. Shqipëria ka një parlament legjitim dhe një qeveri legjitime të dala nga zgjedhjet e vitit 2017, të certifikuara nga KQZ, OSBE-OHDIR, komisioni europian, parlamenti europian. Zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme do të jenë në vitin 2021. Këto janë të panegociushme.
Te djegesh mandatet eshte tradheti. Keta kane djegur mandatet dhe duan te djegin Shqiperine. Saliu, Luli dhe Monika të harrojnë se mund ta kthejnë Shqipërinë në 97. E turpshme që opozita bllokoi samitin e Diaspores. Dialogojmë vetëm për çështje te medha ne dobi te vendit. Nuk negociojme per rrugen pa krye ku ka hyre opozita” , u shpreh Balla.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post