Ka qenë një foto e rastit mirëpo duket se aktori Salsano Rrapi sapo ka zbuluar sekretin e familjes së tij. Bëhet fjalë për një shtatzëni të mundshme të bashkëshortes së tij Eltionës.
Ngë një drekë me disa miq në jug të vendit, bashkëshortja e Salsanos, edhe ajo po aktore është shfaqur me barkun disi të rrumbullakosur.
Çifti u bë prind janarin e vitit të shkuar dhe mesa duket vajzën e tyre nuk kanë dashur që ta lënë të vetme.
Salsano dhe Erjona kanë një histori të gjatë dashurie bashkë, pothuaj 10-vjeçare dhe prej më shumë se 6-vjetësh bashkëjetojnë. Marrëdhënien e tyre janë përpjekur ta mbajmë gjithmonë larg vëmendjes mediatike.
Edhe në këtë rast na mbetet të presim një konfirmim nga ana e çiftit edhe pse disa nga miqtë e tyre në rrjetet sociale kanë nisur me urimet në komentet që kanë bërë.
(E.K/SHUPLAKA)