Vetëofrimi i Shqipërisë për të marrë 20 refugjatë që u bllokuan në ujërat e Italisë ka nxitur edhe njëherë sherrin mes BE-së dhe ministrit të jashtëm italian Mateo Salvini.
Pas deklaratave nga Brukseli që Shqipëria nuk duhet të presë emigrantët, Salvini ka reaguar duke thënë se 20 refugjatët do të nisen drejt vendit tonë, i pëlqen apo jo BE-së.
“Gjatë 20 viteve të fundit ne jemi mësuar me faktin se emigrantëve që mbërrinin në Itali nga Shqipëria. Për herë të parë, pas 20 vitesh, ne kemi arritur të dërgojmë disa emigrantë nga Italia në Shqipëri. Por Europës nuk po i pëlqen kjo. Europa ka thënë jo.
Në teori, këtë njerëz po i largohen luftërave, por kur vijnë këtu ata duan të zgjedhin hotelin ku duan të qëndrojnë. Nëse Shqipëria dëshiron t’i mirëpresë, ne do i dërgojmë në Shqipëri, për ndalese të plotë. Nëse Brukseli është dakord me këtë, ne do e realizojmë. Nëse Brukseli nuk bie dakord, ne do e realizojmë gjithsesi”, deklaroi ministri i Brendshëm italian.
(E.K/FAXWEB.AL)