Ka nisur dita e dytë e Samitit Global të Paqes për Europën Juglindore që po mbahet në Tiranë. Ish presidenti Bujar Nishani gjatë fjalës së tij foli për ndryshimin e kufijve midis Kosvës dhe Serbisë.
Nishani deklaroi se do të ishte një investimi i rrezikshëm për Rajonin, por edhe më tej.
“Do të ishte investimi më i keq dhe i rrezikshëm jo vetëm për prespektivën e rajonit por edhe më tej. Historia ka një realitet që nuk ka asnjë vend pa minoritete. A do ishte e mundur që të përcaktoheshin territoret në bazë të etnive? Kjo është e pamundur.
Ndaj duhet komunikim, reflektim dhe marrëveshje të gjithëpranueshme. Duke mbajtur të gjallë frymën e bashkëpunimit, respektit reciprok, do të vijmë besoj në një zgjidhje të përbashkët. Do doja të theksoja se demokracia mbetet në gjykimin tim çelsi i suksesit në sfidat para nesh.
Kështu duke ruajtur demokracinë, kemi krijuar mekanizmin e duhur ku institucionet funksionojnë dhe modelet perëndimore të funksionojnë edhe në Europën Juglindore.”