23:58 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Sandër Lleshaj i rrëmben kompetencat Blendi Klosit, nga sot ndryshon emri i IKMT-së

13:36 | 20/02/2020
në Te Gjitha
0
Sandër Lleshaj i rrëmben kompetencat Blendi Klosit, nga sot ndryshon emri i IKMT-së

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nga sot e tutje do të quhet Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit dhe kalon nga varësia e Ministrisë së Mjedisit te e Brendshmja.

Ministri Sandër Lleshaj zhvilloi sot një takim me strukturat drejtuese të IKMT dhe strukturat Vendore e Qendrore të Rendit, në Policinë e Shtetit duke sqaruar se cila do të jetë detyra e strukturës së re.

Lleshaj tha se përmes këtij bashkimi synohet të rritet fuqia parandaluese, të përmirësohet kontrolli i territorit, të evitohen shpenzimet e panevojshme.

Pjesë nga fjala e Lleshajt:

IKMT-ja tashmë do të zgjerojë fushën e veprimtarisë, do të mbrojë jo vetëm territorin, por edhe mjedisin, me theks te pyjet. Ky ndryshim synon që të rrisë fuqinë parandaluese në mbrojtje të mjedisit, të godasë veprimtarinë e paligjshme dhe të sigurojë që vendi zhvillohet në kushte normale.

Ajo që do të ndodhë është një fuzion i funksioneve të deritanishme të IKMT-së. Përmes këtij bashkimi synohet të rritet fuqia parandaluese, të përmirësohet kontrolli i territorit, të evitohen shpenzimet e panevojshme. Por përse është bërë kjo lëvizje?

Së pari duke qenë se IKMT ka kryer një funksion të rëndësishëm në mbrojtje të territorit, ne do të arrijmë ujin, territorin dhe pyjet. Ne do të arrijmë që funksionet të kryhen në kuadër të një veprimi të përbashkët, që tani do të jetë Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit. Strukturat e reja të IKMT-së të inspektimit të mjedisit të pyjeve dhe ujërave do të kryhen në bashkëveprim me policinë.

Drejtuesit e rinj apo të vjetër të IKMT-së vendorë, do të jenë pjesë integrale e komisariateve përkatëse në mënyrë që e gjithë puna të kryhet së bashku në koordinim të plotë. Të përgatiten mirë drejtuesit e IKMT-së, që do të adresojë cështjet kryesore që shqetësojnë vendin. Fokusi te ndërtimet pa leje, sidomos në zonat me prioritet, bregdeti.

Por edhe disa zona të brishta, administrimi i baseneve ujore, kontrolli i shfrytëzimit të inerteve, guroret, inertet. Nga fundi i shkurtit, kur synojmë ta bëjmë operacionle IKMT-në, drejtoritë vendore do të kenë edhe një përgjegjësi të shtuar për t’u kujdesur për territorin. Kjo kërkon rikonceptim në themel, do të drejtohet nga qendra dhe strukturat vendore të policisë në qarqe.

Ne do të lancojmë thirrjet e reja për rekrutim në fushën e IKMT-së, shpresojmë që qytetarët ti përgjigjen thirrjes për angazhim dhe të marrim specialistë dhe ekspertë të motivuar. Procesi do të kryhet në transparencë të plotë, nxit të rinjtë dhe të rejat që kanë eksperiencë në fushën e mjedisit, ujërave dhe pyjeve që të aplikojnë. 

 

Etiketa: blendi klosisANDER lLESHAJ
Pas

“Të rrëzojmë diktatorin e ri”, opozita rikthehet në ”rrugë’, të rinjtë protestë poshtë zyrës së Ramës

Para

Momente tmerri/ Del nga shinat treni me 160 pasagjerë, 2 persona humbin jetën

Para
Momente tmerri/ Del nga shinat treni me 160 pasagjerë, 2 persona humbin jetën

Momente tmerri/ Del nga shinat treni me 160 pasagjerë, 2 persona humbin jetën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

Belgjika i kthen Egjiptit një sarkofag 2,000-vjeçar

Japonia dhe BE-ja synojnë të zhvillojnë një rrjet të gjerë satelitor që do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-ja dhe SpaceX

Kryeredaktori i revistës që botoi karikaturat e profetëve arrestohet në Turqi

FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit, bllokojnë fadromën

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor nëse SHBA kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.