Është konfirmuar sasia e madhe e drogës së kapur në Qafë Thanë, brenda një furgoni.
Ende nuk bëhet e ditur sasia e saktë, por burime flasin për një shifër rreth 1 ton. Droga ishte e fshehur në shasinë e mjetit tip furgon.
Gjatë operacionit, në të cilin kanë marrë pjesë dhjetra efektivë policie dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Elbasanit, janë ndaluar tre persona që dyshohet se po transportonin lëndën narkotike.
Ende nuk dihen identiteti i personave të ndaluar dhe roli i tyre në transportimin e drogës.
Policia po e mban shumë diskrete ngjarjen, ndërsa furgoni është transportuar për në qytetin e Elbasanit.
(E.K/FAXWEB.AL)