05:29 | 23/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Scholz: Kërkesa e Ukrainës për avionë luftarakë aktualisht nuk ka kuptim

09:11 | 24/02/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Scholz iu kërkon qytetarëve ta përballojnë së bashku krizën, dy skenarët: Rritje e përhershme pagash ose shtesë vjetore

Pyetja nëse Ukraina duhet të furnizohet me avionë luftarakë “aktualisht nuk ka kuptim”, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz, në një intervistë ku ai u pyet të adresonte thirrjet në rritje për fuqitë perëndimore që t’i japin Kievit avionë.

Në intervistën për televizionin publik gjerman, Scholz, që më herët është përballur me kritika për shkak të zvarritjes së vendimit për të lejuar dërgimin e tankeve në Ukrainë, tha se vështirësitë e shteteve të tjera në përmbushjen e kërkesave të Ukrainës justifikojnë vendimin e tij që të jetë në linjë të njëjtë me ta.

Më herët gjatë këtij muaji, Gjermania u pajtua që të dërgojë dhe të lejojë edhe shtetet e tjera që të dërgojnë tanke të rënda të prodhimit gjerman në Ukrainë, në mënyrë që forcat e Kievit të kryejnë ofensivë kundër forcave ruse në lindje të shtetit. Pavarësisht këtij vendimi, dërgesat e tankeve kanë qenë të ngadalshme për shkak se shtetet që janë zotuar se do të dërgojnë tanke kanë numër të kufizuar të tyre.

“Ndoshta ky është tregues se pse është e rëndësishme të koordinohemi me njëri-tjetrin, me Shtetet e Bashkuara për shembull, dhe të përgatisim këto vendime në mënyrë të kujdesshme që ato të funksionojnë”, tha ai.

Ukraina tani po kërkon avionë luftarakë, edhe pse Gjermania nuk ka asnjë avion F-16 që janë përmendur nga Kievi.

Duke folur një ditë para përvjetorit të parë të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Scholz tha se ka frikë se konflikti do të shndërrohet “në një luftë të gjatë”, por shtoi se Gjermania dhe Perëndimi do të mbështesin Ukrainën për aq sa të jetë e nevojshme.

Sipas tij, presidenti rus, Vladimir Putin, eventualisht do të duhet ta kuptojë se qëllimet e luftës së tij, janë të paarritshme.

“Janë vetëm pak shtete që janë në anën e Rusisë”, tha ai.

Një ditë para përvjetorit të parë të nisjes së pushtimit, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se shteti i tij do të dalë triumfues nga kjo luftë dhe u zotua se do të mbajë përgjegjës të gjithë ata që kanë sjellë luftën në territorin ukrainas. REL

 

Pas

Abuzoi seksualisht për vite në Hollywood, 23 vjet burgim për Harvey Weinstein

Para

“STOP TikTok”, Komisioni dhe Këshilli i BE-së ndalojnë përdorimin e aplikacionit

Para
“STOP TikTok”, Komisioni dhe Këshilli i BE-së ndalojnë përdorimin e aplikacionit

"STOP TikTok", Komisioni dhe Këshilli i BE-së ndalojnë përdorimin e aplikacionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

Ten Hag akuzohet se favorizon disa lojtarë para të tjerëve te Man United

Spanja e heq fjalën “gra” nga ekipi kombëtar i futbollit

Dosja shqiptare/ McGonigal deklarohet fajtor, pranon pagesën e fshehtë prej 225 mijë dollarësh

Ukrainë/ Arrestohen disa zyrtarë që lëshonin dokumente false për t’i shpëtuar luftës

Zi në botën e futbollit! Ish-mesfushori ikonë i Milan vdes në moshën 81-vjeçare

Plagosi efektivin e ‘Shqiponjave’, VIDEO nga momenti kur Klered Bozhanaj shkrep armën

Braçes “s’i hyn në sy” bashkia e re e Divjakës: Është tmerr në fasadë dhe në gjithçka! Nuk pranon projektin (VIDEO)

Escobar thotë se këtë vit Kosova ka humbur përkrahjen për njohje

10 sundimtaret më të pamëshirshme të historisë

Cristiano Ronaldo, futbollisti i parë që plotëson 1000 ndeshje pa humbje

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.