Facebook, Microsoft, Twitter dhe Youtube po bashkëpunojnë për të ndaluar shpërndarjen e imazheve dhe videove me përmbajtje dhune dhe ekstremiste.
Sipas BBC-së, katër gjigandët teknologjikë po planifikojnë të krijojnë një bazë të dhënash që përmban “shenjat dixhitale të gishtërinjve” të këtyre përmbajtjeve.
Kjo bazë të dhënash do të përdoret për të kontrolluar ngarkimet e dhunshme dhe ekstremiste, përpara se ato të shpërndahen.
Baza e të dhënave do të vihet edhe në dispozicion të kompanive të tjera që duan të mbrojnë të njëjtën kauzë.
“Nuk ka vend për përmbajtje që promovojnë terrorizmin në shërbimet tona ndaj konsumatorëve”, është shprehur një zëdhënës i kompanisë “Twitter”.
Ai shtoi se kjo iniciativë synonte vetëm imazhet dhe videot më “ekstreme dhe skandaloze”.
Zëdhënësi shpjegon se baza e të dhënave do të popullohet me “snapshots” dixhitale të imazheve dhe videove të njohura si “hashes”, të cilat janë një mënyrë standarte e industrisë për identifikimin në mënyrë unike të dokumenti.
“Hashes” e një përmbajtjeje të njohur si ekstremiste apo të dhunshme do të shpërndahen në mes të katër kompanive, të cilët mund t’i përdorin ato për t’i pastruar nga faqet dhe shërbimet e tyre përkatëse.
Bashkëpunimi midis katër firmave vjen pasi Komisioni Evropian u bëri thirrje firmave të teknologjisë amerikane për të vepruar më shpejt me trajtimin e gjuhës së urrejtjes.
Komisionerja e Drejtësisë së BE-së, Vera Jourová, tregon se firmat kanë rënë dakort që para 6 muajsh, dhe premtuan se do vepronin brenda 24 orëve pas atij takimi.
Jourová tha se nëse kompanitë nuk do të veprojnë shpejt, Brukseli do të nxjerrë ligje për t’i detyruar ato ta bëjnë një gjë të tillë.