Është zhvilluar në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm, seanca ndaj Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit në 2021. Sipas ekspertëve të pavarur që kanë rindërtuar skenën e krimit, konflikti me armë nisi nga pozicioni i Pjerin Xhuvanit.
‘Viktima Pjerin Xhuvani erdhi në vendngjarje i shoqëruar me persona të tjerë. Arbër Paplekaj u tërhoq, identifikoi qitës. Grupet u shtynë me njëri-tjetrin, aty ishte dhe policia! Në trupin e viktimës faktor plotësues që mund të jetë kontaminuar nga një qites pranë tij’- tha eksperti.
Të pyetur nga gjykata, ekspertët kanë deklaruar se viktima Pjerin Xhuvani nuk rezulton që të ketë pasur armë.
Arbër Paplekaj pyet në sallën e gjyqit: A mund të ketë qenë ngjitur një qitës me viktimën deri sa faktorët plotësues dalin nga tyta dhe anësore nga dritarja pistoletës?
Ekspertët: Po ngjitur, 1 cm afër ose maksimalisht deri në 1 m afër.
Arbër Paplekaj pyet sërish ekspertët: Çfarë pozicioni ka patur viktima kur është qëlluar, statik apo lëvizje?
Ekspertët përgjigjen: Në lëvizje në drejtim për para!
Apeli mbyll shqyrtimin gjyqësor, i jep kohë pwr konluzionet përfundimtare palëve, avokatwve dhe prokurorit, duke caktuar datën 24 maj ora 10:30.