04:52 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“SEEBRIG”/ Ministria e Mbrojtjes: Shqipëria merr drejtimin e Brigadës për të dytën herë

20:15 | 31/08/2023
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“SEEBRIG”/ Ministria e Mbrojtjes: Shqipëria merr drejtimin e Brigadës për të dytën herë

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka njoftuar në Facebook se Shqipëria ka marrë për të dytën herë drejtimin e Brigadës së Evropës Juglindore.

Komandant për një mandate 3-vjeçar, bëhet me dije se do të jetë Bilbil Bitri.

Ministria e Mbrojtjes: Nga sot Shqipëria merr drejtimin e Brigadës së Europës Juglindore #SEEBRIG për herë të dytë si pjesë e procesit të Ministerialit të Mbrojtjes së Europës Juglindore #SEDM.

Krenari dhe privilegj që Forcat tona të Armatosura janë vlerësuar në mënyrën më dinjitoze në arenën ndërkombëtare.

Gjeneral brigade Bilbil Bitri, do të jetë për një mandat tre-vjeçar Komandant i Brigadës së Europës Lindore, të dislokuar në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut.

Suksese të përzemërta për gjeneral Bitrin, në këtë rrugëtim sfidues! Shpresëplotë që ai do vazhdojë të bëjë krenar vendin tonë dhe të përfaqësojë me dinjitet Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Çfarë është SEEBRIG: Brigada e Evropës Juglindore ose SEEBRIG është një brigadë shumëkombëshe me forca nga Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Turqia. Ajo u krijua në frymën e nismës së Partneritetit për Paqe të NATO -s .

Ajo u themelua në gusht 1999, bazuar në marrëveshjen e Forcave Shumëkombëshe të Paqes në Evropën Juglindore (MPFSEE) të përfunduar ndërmjet ministrave të mbrojtjes të vendeve pjesëmarrëse në Shkup më 26 shtator 1998.

Brigada është në dispozicion për OKB-në, NATO-n ose Misionet paqeruajtëse të BE-së, por gjithashtu mund të vendosen në mënyrë të pavarur si një njësi e pavarur.

Brigada numëron rreth 5,000 trupa,që përbëhet nga katër batalione të mekanizuara të këmbësorisë , dhe një task forcë inxhinierike (ETF) që ofron “një ndihmë emergjente dhe aftësi të ndërhyrjes humanitare”.

Ceremonia e Gradimit

Kush është Gjeneral Brigade Bilbil Bitri: U lind në Blliçe të Dibrës, më 1967. Shkollën e mesme ka kryer në Fushë-Alie (1985).

Mbaroi Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve, duke fituar Master Shkencor, në 1989. Gjatë karrierës 30- vjeçare ka punuar si: Pedagog në Akademinë Skënderbej, Shef Sektori në repartin Komando, Komandant i Forcave Komando në Misionin 3-të Paqëruajtës në Irak, Përfaqësues i lartë ushtarak në Komandën Qendrore Amerikane, në Florida USA, Zëvendës përfaqësues ushtarak në Komandon e NATO-s, në Virginia USA, Drejtor kabineti i ShShP, Drejtor i marrëdhënieve me BE e NATO, në Ministrinë e Mbrojtjes, Drejtor i drejtorisë së Planifikimit në Shtabin e Përgjithshëm, Shef Shtabi i Forcës Tokësore,Drejtor i drejtorisë së Operacioneve dhe Stërvitjes ne Shtabin e Përgjithshëm, Drejtor i Shtabit të Përgjithshëm të FA.

Arsimimi Ushtarak dhe kurset institucionale fillojnë në Shkollën e Lartë të Oficerëve, Master Shkencor, Instituti i Gjuhës në Texas USA, KBO në Turqi; kurset KKSHP dhe KLO në Tiranë, Kolegji i Luftës në Filadelfia, USA, ku fitoi Master Shkencor në Sigurinë Kombëtare. Ka fituar Master Shkencor në Marrëdhënie Ndërkombëtare, nga Old Dominium Universitetin e Virgjinia USA dhe Universiteti Evropian i Tiranës.

Gjatë karrierës ushtarake ka kryer kurse dhe specializime, seminare etj ne shkollat ushtarake në Gjermani, Holandë, Turqi, Amerikë e të tjera.

Është autor i disa librave të karakterit ushtarak e strategjik, i ftuar si lektor në kurset e larta ushtarake, në seminare e simpoziume ndërkombëtare. Zotërues i anglishtes dhe turqishtes.

(Xh.H/FaxWeb.al)

Pas

Shefi i zjarrfikëses dhe vartës të tij ndikuan në zgjedhje, AMP njoftim zyrtar për 5 të arrestuarit në Cërrik: Në kërkim 64-vjeçari

Para

Çështja “Beleri”/ Xhaçka i përgjigjet Athinës zyrtare: I takon drejtësisë, jo qeverisë shqiptare (Kështu dhe vetëm kështu)

Para
Xhaçka konferencë me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE: Të përkushtuar për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në rajon

Çështja "Beleri"/ Xhaçka i përgjigjet Athinës zyrtare: I takon drejtësisë, jo qeverisë shqiptare (Kështu dhe vetëm kështu)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Një tradhëti e egër dhe e paligjshme” – pse BE-ja nuk ndëshkon më fuqishëm Izraelin?

Rritja e pagave COI sjell 180 milionë euro më shumë në buxhet përmes sigurimeve dhe tatimit mbi të ardhurat

Shtëpia Botuese e Universitetit të Oksfordit ndalon publikimin e revistës shkencore të sponsorizuar nga Kina

Forcat paramilitare Sudaneze (RSF) akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 civilëve gjatë sulmeve në fshatra

Gjermania i kërkon Izraelit të lejojë më shumë ndihma në Gaza në mënyrë “të sigurt” dhe “humane”

Brazili miraton ligjin e “shkatërrimit”, që dobëson ndjeshëm mbrojtjen mjedisore

Papa Leoni thirrje kryeministrit izraelit: Duhet të mbrohen vendet e adhurimit

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Të paktën 321 të vrarë në përleshjet në Suwayda që nga e diela

Inteligjenca amerikane konfirmon se presidenti iranian u plagos në sulmin izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.