23:23 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shefi i zjarrfikëses dhe vartës të tij ndikuan në zgjedhje, AMP njoftim zyrtar për 5 të arrestuarit në Cërrik: Në kërkim 64-vjeçari

19:54 | 31/08/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shefi i zjarrfikëses dhe vartës të tij ndikuan në zgjedhje, AMP njoftim zyrtar për 5 të arrestuarit në Cërrik: Në kërkim 64-vjeçari

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar pesë persona në qytetin e Cërrikut. Burimet bëjnë me dije se një ndër të arrestuarit është Drejtori i Forcave Zjarrfikëse të Cërrikut, Artion Taçi 36 vjeç.

Akuza që rëndon ndaj tyre është ndikimi i paligjshëm dhe krimi zgjedhor. Të arrestuarit e tjerë janë: Adnand Xhelili, Agiano Dinoshi, Alban Shima dhe Armand Gjoka, sakaq është shpallur në kërkim një 64-vjeçar me inicialet K.V për falsifikim dokumentesh.

Mësohet se arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit. Sipas burimeve, 5 të arrestuarit u jepnin firmave private vërtetime false që nuk kishin detyrime tatimore.

Si zyrtarë ata e kanë patur të ndaluar të marrin pjesë në zgjedhje por megjithatë kjo nuk i ka ndaluar të angazhohen.

Njoftimi: Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ekzekutoi vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka vendosur masën e sigurisë të karakterit shtrëngues “Arrest në burg” për shtetasit:

  1. A.T., 36 vjeç, me detyrë Drejtor i Shërbimit Zjarrfikës në Bashkinë Cërrik, i dyshuar për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”;
  2. A.GJ., 43 vjeç, me detyrë punonjës i Zjarrfikëses në Bashkinë Cërrik, i dyshuar për veprën penale “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”;
  3. A.XH., 33 vjeç, me detyrë punonjës i Zjarrfikëses në Bashkinë Cërrik, i dyshuar për veprën penale “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”;
  4. A.SH., 35 vjeç, me detyrë Përgjegjës i OSHEE Cërrik, i dyshuar për veprën penale “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”;
  5. A.D., 34 vjeç, me detyrë specialist në bashkinë Cërrik, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim i shtetasit K.V., 64 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Hetimet në kuadër të këtij procedimi vazhdojnë me qëllim identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në aktivitet të paligjshëm dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit Zjarrfikës, duke telefonuar falas në numrin 0800 90 90.

Artion Taçi

19 Janar: Në muajin janar të këtij viti, Artion Taçi është arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Burime zyrtare bëjnë me dije se ai ka qenë duke drejtuar automjetin tip Mercedez Benz në gjendje të dehur, në qytetin e Cërrikut. Nga testi i parë i kryer me aparatin Drager, 36-vjeçari rezultoi në masën 2.0 mg/l, ndërsa në testin e dytë rezultoi me 1.225 mg/l.

“Sot, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Elbasan-Korçë në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor pranë DVP Elbasan kanë kryer arrestimin në flagrancë  të shtetasit A. T., 36 vjeç, me detyrë Shef i PMNZSH në qytetin e Cërrikut, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt në gjendje të dehur”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.” – njofton policia.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

(Xh.H/FaxWeb.al)

Pas

OKB-ja, e shqetësuar nga racizmi në futbollin italian

Para

“SEEBRIG”/ Ministria e Mbrojtjes: Shqipëria merr drejtimin e Brigadës për të dytën herë

Para
“SEEBRIG”/ Ministria e Mbrojtjes: Shqipëria merr drejtimin e Brigadës për të dytën herë

"SEEBRIG"/ Ministria e Mbrojtjes: Shqipëria merr drejtimin e Brigadës për të dytën herë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: U premtuan 295 kuti, u hapën vetëm 154

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” në kufi: Veprimet janë të paligjshme

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Merz i kërkon Trumpit rifillimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në fokus sistemet Patriot

Situata e zjarreve në vend: 14 vatra të raportuara, 10 të shuar dhe 4 ende aktive

Ndërpritet rryma në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina akuzon Rusinë

Kurti pret deputetë britanikë: Diskutim për mbrojtjen, investimet dhe Procesin e Berlinit

Mbyllet rinumërimi i votave dhe për qarkun e Durrësit

SHBA “kërcënon” BE-në: Tarifa 17% për eksportet bujqësore evropiane

“Rusia ka përdorur gjerësisht armë kimike në Ukrainë”, Holanda bën thirrje për sanksione më të ashpra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.