21:14 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së në Korçë: Vendi s’ka nevojë për arrogancë, por për punë dhe shërbim

21:10 | 15/01/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së në Korçë: Vendi s’ka nevojë për arrogancë, por për punë dhe shërbim

Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi në një takim strukturat e saj në qarkun e Korçës. Të pranishëm ishin Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim,  Endrit Braimllari, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti si dhe deputeti i Qarkut Korçë, Pirro Kapurani.

Gjatë mbledhjes Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, e vuri theksin tek organizimi i strukturave të LSI-së në Qarkun e Korçës.

Sipas Braimllarit, një LSI më e organizuar është një siguri për stabilitetin e vendit. Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së u shpreh se vendi nuk ka nevojë për arrogancë por për punë dhe marrje përgjegjësish për t’u dhënë zgjidhje problemeve të qytetarëve.

“Ne kemi një ekip të fortë në Korçë, një ekip të organizuar, gjithëpërfshirës, që është pranë çdo qytetari. Ne do vazhdojmë rrugën e strukturimit dhe të hapjes së LSI-së, sepse një LSI më e organizuar është siguri për stabilitetin e vendit. Vendi nuk ka nevojë për arrogancë, por ka nevojë për punë dhe shërbim, për politikanë që marrin përgjegjësi dhe i japin zgjidhje problemeve të qytetarit”, – tha Braimllari.

Ndërkaq, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së theksoi se forca e LSI-së buron te korrektesa, solidariteti dhe energjia pozitive

“Forca e LSI-së buron te korrektesa dhe besnikëria, te solidariteti dhe energjia pozitive. Detyra jonë është të jemi pranë çdo qytetari t’i dëgjojmë dhe t’i shërbejmë, të bashkojmë të gjithë energjitë në shërbim të tyre, sepse aleanca jonë është aleanca me qytetarët”, deklaroi Braimllari gjatë fjalës në takimin me strukturat e LSI-së. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: braimllariKorçeLSI
Pas

Policia e Kosovës pajiset me armë të reja amerikane pas incidenteve me Serbinë (FOTO)

Para

Si këndonin forcat speciale të Kosovës pasi kthyen trenin serb (VIDEO)

Para
Si këndonin forcat speciale të Kosovës pasi kthyen trenin serb (VIDEO)

Si këndonin forcat speciale të Kosovës pasi kthyen trenin serb (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

“Po dëmton interesat amerikane”, The Hill: Grindje mes Rubio dhe Grenell për politikat e jashtme

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake

‘Kriminel, këtë nuk e ka bërë as Serbi në Kosovë’, shpërthen Kortoçi për aksionin e IMT në Theth

Trafik droge nga Holanda, Gjykata e Brindisit dënon me 48 vite burg tre shqiptarë

Vala e dorëheqjeve vijon në Bashkinë e Gjirokastrës, largohen 7 administratorët e Njësive Administrative

Trump në takimin me Shefin e NATO-s, e thotë sërish: Ndalova luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Zjarr në fshatin Delisuf të Vlorës, digjet një hektar me shkurre, nuk raportohen dëme njerëzore

Përmbytjet masive në Teksas/ Alarm në Hill Country, mbi 129 të vdekur dhe 170 të zhdukur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.