Policia e Krujës ka sekuestruar 130 bimë dhe 770 fidanë të dyshuara Cannabis Sattiva në vendin e quajtur Lapare në fshatin Verion. Në prangat e policisë ka rënë Shefqet Disha 56-vjeç, banues në Krujë dhe ka nisur procedimin procedimi penal në gjendje të lirë ndaj kryetarit të fshatit Verion. H.D 71 vjeç.
“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të zbatimit të planit të masave për kontrolle në sera dhe vende të tjera të mundshme për kultivimin e fidanëve dhe farave të bimëve narkotike Cannabis Sattiva, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Lapare”, në kodër të Verionit në një sipërfaqe toke të pyllëzuar u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 130 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva dhe 770 fidanë të vendosura në 9 kubikë të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva”, thuhet në njoftimin e policisë. (J.V/Shuplaka)