Një sasi e madhe droge prej 205 kilogramë dhe 930 gramë është gjetur dhe sekuestruar në kufirin greko-shqiptar.
Burime të policisë greke bëjnë me dije se droga ishte e ndarë në 63 pako me rreth 206 kilogramë në total. Bëhet e ditur se sasia e drogës ishte e fshehur brenda një automjeti.
Tre persona mësohet se janë vënë në pranga, ndër ta 2 grekë dhe 1 shqiptar i identifikuar si Ilia Majkaj 23 vjeç.
Lënda narkotike u gjet dhe sekuestrua në Filat të Igumenicës. Ndërkaq po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e të tjerë të implikuarve në këtë trafik droge. (XH.A/SHUPLAKA)