17:48 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sekuestrohen 4 makina luksoze në pronësi të një shtetasi, 4 të tjera në kërkim (FOTO)

09:51 | 14/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sekuestrohen 4 makina luksoze në pronësi të një shtetasi, 4 të tjera në kërkim (FOTO)

Operacioni i koduar si “LUKSI” ka bërë të mundur sekuestrimin e 4 makinave luksoze të cilat dyshohen se janë blerë me të ardhura që rrjedhin nga aktivitete  kriminale në pronësi të shtetasit I.L.,i ekstraduar në Itali për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Ndërkohë Policia e Lezhës njofton se po punohet për gjetjen dhe sekuestrimin e 4 makinave të tjera luksoze,  të regjistruara në emra të familjarëve të shtetasit I.L.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni “LUKSI“, për vendosjen e  sekuestro preventive të disa automjeteve luksoze të cilat dyshohen se janë blerë me të ardhura që rrjedhin nga aktivitete  kriminale.

Sekuestrohen 4 automjete luksoze dhe po punohet për gjetjen dhe sekuestron edhe 4 automjeteve të tjera  luksoze

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin zhvilluan Operacionin Policor “LUKSI“, për vendosjen e  sekuestro preventive të disa automjeteve të shtetasit I.L.,i ekstraduar në Itali për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”

Operacioni u zhvillua në funksion të procedimit penal të vitit 2019, regjistruar për veprën penale  “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale “

Bazuar në vendimin e datës 10.07.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin u vendos sekuestro preventive  për katër automjete luksoze në pronësi të shtetasit I.L

Gjithashtu  po punohet për gjetjen dhe sekuestrimin edhe të katër automjeteve të tjera  luksoze,  të regjistruara në emra të familjarëve të shtetasit I.L.

Policia në bashkëpunim  me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vijon punën për  dokumentimin e plotë të aktivitetit të paligjshëm të këtij shtetasi, si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: kurbinlezheSEKUESTROHEN 4 MAKINA LIUKSOZE
Pas

Jahti me flamurin italian dhe 8 persona në brod jep sinjalin “SOS”

Para

Rrëmbeu makinën me fëmijët brenda, masakrohet për vdekje nga turmat e njerëzve agresori

Para
Rrëmbeu makinën me fëmijët brenda, masakrohet për vdekje nga turmat e njerëzve agresori

Rrëmbeu makinën me fëmijët brenda, masakrohet për vdekje nga turmat e njerëzve agresori

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump mendohet për bashkimin në misionet ushtarake kundër Iranit, ndërkohë që i thërret Netanyahu të vazhdojë operacionet

Arratiset presidenti/ Tre avionë të qeverisë iraniane zbarkojnë në Oman, mes tyre edhe ai presidencial

Bledi Shkëmbi mbyll kapitullin me Tiranën, ofertë nga Maqedonia e Veriut

INSTAT: Sëmundjet e zemrës, shkaktari kryesor i vdekjeve në Shqipëri gjatë 2024

Pirro Vengu: Teknologji moderne me përdorim të dyfishtë, prioritet për modernizimin e Forcave të Armatosura

Plagosja me gomone në Gjipe/ Gjykata cakton “detyrim paraqitje” për drejtuesin e gomones që plagosi turistin gjerman

Lulzim Veliu: Bllokimi i Kuvendit i shërben vetëm faktorëve anti-Kosovë, Serbia nuk do ta arrijë kurrë Kosovën

Trump paralajmëron Iranin: “Dorëzim pa kushte, gjithçka mund të ndodhë shumë shpejt”

Balluku publikon raportin e World Economic Forum: Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike

Aksident në dalje të Tiranës, përplasen dy automjete disa të lënduar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.