Operacioni i koduar “Dobrova” është finalizuar me sekuestrimin e një sasie prej 5 kilogramë lëndë narkotike e llojit “Cannabis sativa”.
Lënda narkotike u gjet dhe sekuestrua gjatë kontrollit që Policia e Dibrës ushtroi në automjetin tip “Mercedes Benz” me targa AA 177 OG, të shtetasit Arjan Çela 45 vjeç, i cili u vu në prangat e policisë.
Mësohet se sasia e kanabisit ishte fshehur në pjesën e pasme të mjetit të sekuestruar.