12:04 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Sekuestrohen 77 kilogramë drogë në Qafë-Thanë, arrestohen 2 bullgarë (VIDEO)

09:28 | 24/05/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sekuestrohen 77 kilogramë drogë në Qafë-Thanë, arrestohen 2 bullgarë (VIDEO)

77 kilogramë lëndë narkotike “Cannabis sativa” janë gjetur dhe sekuestruar gjatë një kontrolli të ushtruar nga Policia Kufitare në Qafë-Thanë.

Gjatë aksionit është kryer edhe arrestimi i dy shtetasve bullgarë, të identifikuar si Neven Milenov 39 vjeç dhe Shaban Daud 55 vjeç. Ndërkohë që është shpallur në kërkim shqiptari me iniciale A. G. 45 vjeç.

Bëhet e ditur se droga u gjet dhe sekuestrua në automjetin e bullgarit Milenov, e fshehur në dyshemenë e mjetit, ku u gjet e ndarë në 22 pako.

Detaje të Policisë së Korçës:

Policia Kufitare godet një tjetër tentativë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 22 pako me peshë 77 KG lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Arrestohen në flagrancë dy shtetas bullgarë që transportonin lëndën narkotike, si edhe shpallet në kërkim një shtetas shqiptar i dyshuar si bashkëpunëtor i tyre.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Neven Milenov, 39 vjeç, banues në Razgrad-Bullgari. Shaban Daud, 55 vjeç, banues në Silistra-Bullgari. Si edhe u bë shpallja në kërkim policor e shtetasit A.G, 45 vjeç (të dhëna të tjera nuk jepen për shkak të hetimeve).

Më datë 23.05.2017 në dalje të Republikës së Shqipërisë, janë paraqitur shtetasit e mësipërm, me një mjet furgon tip “Volkswagen” me targa CC6971AH, të cilin e drejtonte shtetasi Neven Milenov.

Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë. Gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se në këtë mjet, mund të ishte fshehur lëndë narkotike. Konkretisht në pjesën e dyshemesë, në një vend të përshtatur u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

22 pako të mbështjella me letër natriban me peshë 77 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa

Veprimet proceduriale të rastit, u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”parashikuar nga nenet 283/a/2/ e 22 të Kodit Penal.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: drogeqafe-thane
Pas

”Ç’duhet t’i thotë Demiraj-Kodhelit në mbledhjen e parë të qeverisë. Dritani, për faqen tonë të zezë nuk u vlerësua”

Para

Albana Osmani në Kanë, takon atë… kriminelin më seksi në botë (FOTOT)

Para
Albana Osmani në Kanë, takon atë… kriminelin më seksi në botë (FOTOT)

Albana Osmani në Kanë, takon atë… kriminelin më seksi në botë (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasësi serial i grave, Dan Hutra dënohet me 3 burgime të përjetshme

Tentoi të kontrabandonte nga Maqedonia e Veriut 412 litra karburant, arrestohet 54-vjeçari në Dibër

Berisha publikon posterin e fushatës: Mbrojmë votën e shqiptarëve!

“Urime mik i dashur”, Macron uron Ramën për fitoren: Franca do të qëndrojë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj evropiane

Krimi zgjedhor/ U ndalua për shit-blerje vote: GJKKO lë në ‘arrest në shtëpi’ babain e kandidates për deputete në Fier

Krimet zgjedhore/ Prokuroria e Përgjithshme: 87 kallëzime penale, për 34 nisi hetim ndërsa 7 janë arrestuar! 7 raste janë referuar në SPAK

Aksidenti tragjik/ Makina përplaset me motorin te ‘Shkalla e Tujanit’, 2 të vdekur. Trupat e të rinjve përfundojnë në lumë

Numërohen votat për kandidatët/ Më të votuarit e PS dhe PD! Gonxhja kryeson në Tiranë, Gjiknuri në Vlorë!

Erald Elezi, administrator i KESH, merret i pandehur nga SPAK

Mbi 40% e votave janë numëruar/ PS kryeson në diasporë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.