16:45 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Sekuestrohen plot 160 kilogramë drogë në Korçë, 3 në pranga dhe 1 në kërkim (EMRAT)

10:16 | 20/04/2017
në Flash, Kryesore, Te Gjitha
0
Sekuestrohen plot 160 kilogramë drogë në Korçë, 3 në pranga dhe 1 në kërkim (EMRAT)

Tre persona janë vënë në pranga dhe një i katërt është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Kontrata”.

Arrestimi i tyre u krye pas sasisë prej 130 kilogramë lëndë narkotike “Cannabis sativa” të sekuestruar në Korçë. Janë vënë në pranga shtetasit: Janaq Qirici, Aldo Kita dhe Pandeli Dine. Është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale A. H. 24 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar, u gjetën dhe sekuestruan  2 armë zjarri me municion, 1 armë gjahu dhe 3 aparatura për lojra fati.

Detaje të Policisë së Korçës:

VITHKUQ-KORÇË, Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “KONTRATA”

Sekuestrohen në total 160 KG lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, 2 armë zjarri me municion, 1 armë gjahu, si dhe 3 aparatura lojra fati.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Në vijim të informacionit paraprak datë 19.04.2017 i cili bën fjalë për gjetjen e një sasie lënde të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa në fshatin Vithkuq, ju sqarojmë se :

Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të policisë Korçë, në kuadër të finalizimit të këtij operacioni bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve të mëposhtëm:

· J.Q, 52 vjeç, banues në Vithkuq.

· A.K, 26 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për vjedhje.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në bazë të disa informacioneve të siguruara në rrugë policore si edhe gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit J.Q (të cilin i`a kishte lënë në përdorim me kontratë qiraje shtetasit A.K) në vendin e quajtur “Vaskat e Peshkut”, në afërsi të centralit elektrik në fshatin Vithkuq, konkretisht në pjesën e tavanit u gjet një sasi prej :

23 KG me lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa e vendosur në 10 (dhjetë) thasë plasmasi me ngjyrë të zezë.

Gjithashtu në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient tjetër bar-kafe në pronësi po të këtij shtetasi, në qendër të fshatit Vithkuq u gjetën :

3(tre) aparatura lojëra fati,

1(nje) arme gjahu pa leje,

2(dy) pajisje grirëse për lëndë narkotike të llojit “Canabis Sativa”.

Strukturat e Policisë Korçë, kanë vijuar me kontrollin e territorit që mbulon kjo njësi administrative dhe kanë konstatuar e goditur edhe një rast tjetër të prodhimit e shitjes të lëndës narkotike e posedimit të armëve luftarake dhe e municionit.

Si rezultat i këtyre kontrolleve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit :

· P.D, 31 vjeç, banues në fshatin Vithkuq.

Si edhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i dyshuar i tij, shtetasi :

· A.H, 24 vjeç, banues në Fier .

Kjo pasi në banesën e P.D, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej:

137 KG lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva e vendosur në 15 thasë plasmasi me ngjyrë të zezë.

2 armë zjarri dhe municion luftarak.

1 (një) autoveturë tip kamionçinë e markës “Mitsubishi”

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve në bashkëpunim”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”, të parashikuara nga nenet 283/2; 280; 198 të Kodit Penal.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: arrestimdrogeKorçesekuestrim
Pas

VIDEO flagrante/ Si derdhen në Liqenin e Pogradecit mbetjet e ujërave të zeza

Para

Aksident si në filma, ”Porsche” me shpejtësi marramendëse bën copë 4 makina të tjera në Vlorë(VIDEO)

Para
Aksident si në filma, ”Porsche” me shpejtësi marramendëse bën copë 4 makina të tjera në Vlorë(VIDEO)

Aksident si në filma, ''Porsche'' me shpejtësi marramendëse bën copë 4 makina të tjera në Vlorë(VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë fiton pafajësinë, Shkëlzen Selimi akuzohej për fshehje të pasurisë

Video/Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përmbyset automjeti, bllokohet qarkullimi i makinave

Arrestohet 48-vjeçari në Tiranë për dhunë në familje dhe kanosje me thikë

Vjosa Osmani takim me ambasadorin francez në Kosovë, fokus zhvillimet politike në vend

Nuk ka surpriza në Kosovë! 43 dështime, nuk realizohet konstituimi i institucioneve as në seancën e radhës parlamentare

Debatet në KAS për Durrësin/ Kalaja kërkon rinumërimin e të gjithë qarkut: Më thatë se po të gjendeshin shkelje, do e bënit! Do shkoj në Kushtetuese

“Ekonomia shqiptare në trend pozitiv”, Sejko pret në takim ambasadorin e Spanjës: Turizmi promotor i zhvillimit

Rekord trasaksionesh në euro/ BSH: Në periudhën janar-maj u transferuan 2.4 miliardë euro

Rusi/ Vetëvritet ministri i Transportit Roman Starovoit pas shkarkimit nga Putin

E rëndë në Kolonjë! Gjendet trupi i dekompozuar i një personi, ja çfarë dyshohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.