11:49 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sekuestrohen 95 hektarë tokë në Vlorë, Prokuroria: Si u përfitua me dokumente false

11:55 | 19/12/2016
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sekuestrohen 95 hektarë tokë në Vlorë, Prokuroria: Si u përfitua me dokumente false

Bllokohet një sipërfaqe e madhe toke në Vlorë, pas hetimeve të prokurorisë për përfitim me dokumente false. Toka në fshatin Peshkëpi dyshohet si e përfituar në mënyrë të paligjshme dhe Gjykata e Vlorës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e kësaj prone, të regjistruar në emër të trashëgimtarëve të Refat Shanajt.

Prokuroria e Vlorës nisi hetimin në bazë të materialit referues të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në bazë të rekomandimeve të Task-Forcës së ngritur pranë Këshillit të Ministrave.

DETAJET E PROKURORISË:

Me vendimin nr. 3, datë 01.11.1996, të Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave Vlorë, trashëgimtarëve ligjorë të subjektit Refat Shakaj, shtetasve Nuri e Namik Shakaj, u është njohur dhe kthyer sipërfaqja prej 94.9 Ha, e përbërë nga 87.6 Ha kullotë dhe 7.2 Ha pyll, ndodhur në Peshkëpi, Vlorë. Ky vendim bazohet ndër të tjera në dokumentin “Dëshmi vërtetimi”, lëshuar në emër të Pleqësisë së Katundit Drashovicë, datë 23/IX/1941/, dalë në emër të Arkivit Qëndror Shqiptar. Sipas këtij dokumenti, administruar kopje e noterizuar në dosjen e K.K.K.P. Vlorë, shtetasi Refat Shanaj zotëron dhe posedon pronat e mësipërme.

Nga hetimi rezulton se, Arkivi Qendror Shtetëror nuk e ka konfirmuar autenticitetin e dokumentit të mësipërme “Dëshmi vërtetimi”, lëshuar në emër të Pleqësisë së Katundit Drashovicë, datë 23/IX/1941/. Ky institucion ka nxjerrë nga arkivi i tij dokumentin “Vërtetim”, i cili bazohet në deshminë e lëshuar nga Pleqësia e Katundit Peshkëpi. Sipas këtij dokumenti arkivor, shtetasi Refat I. dhe jo shtetasi Refat Shakaj, nga Katundi Peshkëpi, ka nën sundimin e tij qysh më shumë se gjashtë vitesh disa pasuri të paluajtshme në

Nga krahasimi i dy dokumenteve të mësipërme, rezulton se, ka një mospërputhje të sipërfaqeve të poseduara nga ish pronari Refat Shanaj. Në asnjë prej këtyre dokumenteve nuk shprehet që shtetasi Refat Shanaj posedon sipërfaqet 87.6 ha kullotë dhe 7.2 ha pyll.

Faktet më lart janë konfirmuar nga Arkivi Qendror Shtetëror edhe me shkresat dërguar Prokurorisë Vlorë.

Në funksion të hetimeve të plota dhe të gjithanshme mbi pronësinë e shtetasit Refat Shakaj mbi pronën e kthyer sipas vendimit të mësipërm të K.K.K.P.Vlorë, janë kërkuar e marrë të dhëna edhe nga Këshilli i Qarkut Vlorë, i cili me shkresën nr. 127/1 prot., datë 11.02.2016, ka informuar se në emër të shtetasit Refat Shakaj nuk rezulton listë pronësie tokësore dhe as skicë përkatëse.

Pra, del që “Dëshmi vërtetimi”, lëshuar në emër të Pleqësisë së Katundit Drashovicë, datë 23/IX/1941/XX, nuk është i vërtetë, por është i falsifikuar.

Megjithatë, pavarësisht sa më lart, vendimi nr. 3, datë 01.11.1996, i Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave Vlorë është regjistruar pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, datë 15.08.2007, në emër të trashëgimtarëve të Refat e Isuf Shakaj. Me datë 15.08.2007, për këtë pasuri është është lëshuar vërtetim pronësi nga Zyra Vendore e Regjistrimit të pasurive të Paluajtshme Vlorë.

Nga sa më lart, provohet se Vendimi nr. 3, datë 01.11.1996, i Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave Vlorë, është marrë mbi bazën e dokumentit ligjorë të falsifikuar “Dëshmi vërtetimi”, lëshuar në emër të Pleqësisë së Katundit Drashovicë, datë 23/IX/1941/. Për rrjedhim, vendim i Komisionit Vendor të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave Qarkut Vlorë, është së paku me përmbajtje të falsifikuar, pasi ka prejardhjen nga një dokument i falsifikuar. Më pas, me anë të vendimit të KKKP Vlorë me përmbajte të falsifikuar është kryer në vitin 2007 regjistrimi i pasurisë së paluajtshme të kthyer pranë Z.V.R.P.P. Vlorë dhe lëshuar vërtetim pronësie për të, të cilët gjithashtu përmbajnë të dhëna të rreme, pasi bazohen në dokumente të falsifikuara. (V.G/SHUPLAKA)

Etiketa: bllokimprokuroriasekuestrimsekuestrovlore
Pas

Tevez ndahet i përlotur nga Boka Xhuniors (FOTO-VIDEO)

Para

“Boaster” sekuestron 20 kg heroinë dhe mijëra euro, 22 të arrestuar në Shqipëri dhe Itali (EMRAT)

Para
“Boaster” sekuestron 20 kg heroinë dhe mijëra euro, 22 të arrestuar në Shqipëri dhe Itali (EMRAT)

“Boaster” sekuestron 20 kg heroinë dhe mijëra euro, 22 të arrestuar në Shqipëri dhe Itali (EMRAT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 81 persona të vdekur, rëndohet bilanci tragjik i përmbytjeve në Teksas

Rama në Vlorë: Nuk kemi tendencë t’i zëmë frymën bizneseve, trotuaret do të lirohen

Dështon për të 43’tën herë seanca për të konstituar përbërjen parlamentare të Kuvendit të Kosovës

Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike në Pogradec, policia merr masa ndaj subjekteve që nuk zbatuan urdhrin

Rezultatet e 11 majit/ Ankimimet e PD për katër qarqe, KAS vendos sot për vlefshmërinë e zgjedhjeve

Merr flakë autobusi i linjës Kamëz-Tiranë, nuk raportohet për të lënduar(PAMJE)

Aksion i IKMT në Theth, autoritetet nisin prishjen e ndërtimeve pa leje

Policia e Shtetit në aksion ndërkombëtar, arrestohet 23-vjeçari i kërkuar për trafik droge

Zënia e hapësirave publike dhe problemet e sezonit, Rama mbledh kryebashkiakët

Akuzat për evazion fiskal, Berisha: ‘Bankers Petroleum’ ka paguar çdo qindarkë kur ishim ne në pushtet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.