Ka përfunduar në spital për shkak të një sëmundjeje, ish-drejtuesi i lartë i Forcave Speciale Osman Levanaku.
Levanaku ndodhet në spitalin Universitar “Nënë Tereza”, ku është fotografuar nga gazetari Rexhep Polisi, i cili ka sjellë në vëmendje kushtet ku ndodhet sot Kampusi “Nënë Tereza”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i vetë Levanakut, i cili shkruan se ky spital është një llahtari për të.
“Rexhep faleminderit që bën me dije opinionin për mizerjen ku jam shtruar. Unë nuk i shtrij dorën asnjërit për atë që më ka ndodhur. Kjo situatë është për të gjithë të sëmurët këtu. Një llahtar! Futuni me kamera e shikoni ç’bëhet. Një turp i vërtetë”, shkruan ish-drejtuesi i Forcave Speciale.
Reagimi i plotë i Polisit:
“Spitali që duam”!!!!
Të shkosh në spitale sot përballesh me kushte mizerabël. Krejt rastëisht pashë në një dhomë në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, Osman Levanakun, ish-drejtues i lartë i Forcave Speciale. Osmani ndodhej i shtruar në spital prej një jave, pas një sëmundjeje të papritur. Mjekët po bëjnë të pamundurën për shëndetin e tij, por në spital mungojnë ilaçet dhe Osmani ashtu si të gjithë pacientët e tjerë duhet t’i blejë vetë ato. Osmani ka punuar për shumë vite si drejtues i forcave speciale, por fatkeqësisht nuk ka asnjë mundësi të blejë ilaçet që duhet t’i sigurojë vetë spitali…
(F.G/Faxweb.al)