23:48 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Serbia i hap “sfidë” Brukselit?! Ministri serb: Ne nuk i pranojmë sanksionet kundër Rusisë për t’u anëtarësuar në BE

17:39 | 02/03/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Daçiç: Pacolli gënjeu, Kosova nuk i ka votat për UNESCO

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka komentuar neutralitetin politik të Serbisë në fushën e konfortimeve globale, duke qëndruar larg tyre.

Por si do të shkojë ky pozicionim përkrah aspiratave për një anëtarësim në BE?

Russia Today ka pyetur ministrin serb i cili ka thënë se nuk Serbia nuk do të pranojë asnjëherë sanksione kundër Rusisë, qoftë dhe me kushtin për t’u bërë pjesë e unionit.

“Ne jetojmë në një kohë histerie anti-ruse në botë. Kur isha në Shtëpinë e Bardhë dhe bisedova me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare McMaster ai fjalë për fjalë më tha se ndikimi amerikan është i mirë dhe ndikimi i Rusisë është i dëmshëm.

Në rastin e Serbisë kjo nuk është e vërtetë, pasi në të kaluarën, gjatë dekadave të fundit, shumë parime të së drejtës ndërkombëtare janë shkelur ndaj Serbisë.

Para së gjithash, kufijtë e Serbisë janë ndryshuar me njohjen e pavarësisë së shpallur të njëanshme të Kosovës.

Serbia i takon Evropës gjeografikisht, politikisht dhe historikisht dhe është e logjikshme që interesi ynë për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian bazohet në, do të thoja, përvojën tonë personale.

Kam mbajtur poste të ndryshme në qeveri – si Kryeministër dhe si Ministër i Punëve të Jashtme – dhe kurrë nuk kam dëgjuar askënd nga pala ruse duke folur negativisht për dëshirën tonë për t’u bashkuar me BE.

E vetmja gjë që Rusia pret është që Serbia të mos marrë një pozicion anti-rus, gjë të cilën Serbia nuk është fare e interesuar ta bëjë.

Përfshirja në sanksionet kundër Rusisë? Ka disa vende që paraqesin këtë pyetje në çdo takim. Ju ndoshta e dini se për cilat vende unë po flas. Ata gjithmonë kritikojnë Serbinë për mos bashkimin me sanksionet kundër Federatës Ruse. Ne nuk do të bashkohemi me sanksionet por do të vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhënie të mira me Federatën Ruse.”-ka thënë Daçiç.

(F.G/Faxweb.al)

Pas

Në muajin mars nuk ka pranverë! Sinoptikanët sjellin lajmin e keq

Para

Pamela Anderson lidhje me Vladimir Putin?! ”Më ka ftuar disa herë në Moskë”

Para
Pamela Anderson lidhje me Vladimir Putin?! ”Më ka ftuar disa herë në Moskë”

Pamela Anderson lidhje me Vladimir Putin?! ''Më ka ftuar disa herë në Moskë''

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.