Është zbuluar identiteti i shqiptarit të arratisur mbrëmjen e kaluar rreth orës 21:30 nga burgu i Avlona në Greqi.
Ai është Albion Xhezairi 23-vjeç banues në Galaci, Athinë me origjinë nga Ksamili ndërkohë që personi tjetër është një 21-vjeçar sirian (lexo ketu).
Xhezairi ishte dënuar në Greqi me 16 vjet burg pasi me 11 maj 2017 është kapur në lagjen “Galtasi” në Athinë. Ai ishte përfshirë në një grup kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi dhe kishte rolin e personit që vinte nga Athina në kufirin e gjelbër, merrte drogën dhe e magazinonte atë në banesën që kishte me qera në Athine për ta shitur më pas. Kontrolli në banesë i zbuloi atij mbi 3 kg e 800 gram marijuanë, 1 pistoletë, 1 thikë dhe 1 peshore.
Gjykata e Sarandës vazhdon gjykimin ndaj tij për vrasje dhe pritej të kërkonte ekstradimin nga burgu grek.
Me 24 shtator 2016 ai ka vrarë në Shendelli të Sarandës, 47-vjeçarin Aleksandër Bardhi.
Vrasja e Aleksandër Bardhit ishte e paparamenduar nga tre të rinjtë. Ata u nisën nga Ksamili për të vjedhur disa bimë “cannabis sativa” në një parcelë që kishin zbuluar në fshatin Shëndëlli. Të armatosur rëndë me 3 Kallashnikovë, ata u përballën me Aleksandër Bardhin që po futej në parcelë me mjetin e tij. Teksa Dhimitër Çiko dhe Amarildo Lame ishin larguar për tek varka që i kishte transportuar deri aty, Albion Xhezairi qëndroi duke qëlluar me breshëri mbi mjetin që po vinte e duke lënë të vdekur Aleksandër Bardhin.
Disa ditë më vonë policia vuri në pranga vetëm Çikon dhe Lamen, ndërkohë që Xhezairi vazhdon të jetë person në kërkim. Por ngjarja nuk përfundoi me kaq. Në 30 tetor 2016, babai i Albian Xhezairit, Agroni, gjeti një sasi lëndë plasëse të llojit tritol me celular në automjetin e tij. Bomba nuk kishte arritur të plaste dhe ajo u çaktivizua nga forcat RENEA. Por paralajmërimi nuk do të mbetej kaq për të, pasi më 11 dhejtor 2016, 53-vjeçari Agron Xhezairi u vra në një pritë teksa po hynte në banesën e tij. Ai u qëllua me “Kallashnikov” nga një distancë e shkurtër dhe mbeti i vdekur në vend, në një ngjarje që ende nuk është zbardhur.
Ndersa më 19 gusht, është vrarë në Ksamil, Vangjel Çiko, babai i Dhimitrit
Albion Xhezairi konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ai dyshohet të ketë kryer dhe vrasje në burg në Greqi dhe konsiderohet si pjesë e “Mafies se Koridhalos”.
Policia greke shprehe se Xhezairi ishte në procedura për tu ekstraduar në Shqipëri. Ai akuzohet se nën urdhërat e shqiptarit Klodian Lekocaj, ka vrarë një të burgosur shqiptar 33-vjeç në Psikiatrinë e burgut Koridhalos.
Për këtë arsye u transferua në burgun e Avlonas dhe u njoh me akuzën e re për vrasje. Për shkak se nuk ka ndjekur shkollë më parë, u transferua në burgun e të miturve për të ndjekur mësime. Në burg ka vrarë një grek 33-vjeç në 7 mars të 2019.
Policia greke në kartelat e dy të arratisurve thuhej “të rrezikshëm për t’u arratisur”. Por mesa duket kjo nuk është marrë parasysh nga burgu.
(F.GJ/FAXWEB.AL)