Letra e partive PS dhe LSI për shtyrje të afatit të regjistrimit në zgjedhje nuk është mirëpritur nga disa anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Klement Zguri, anëtar i KQZ-së për Partinë Demokratike, shprehet kundër kërkesës së dy partive me argumentin se kjo kërkesë nuk është legjitime pasi ato nuk kanë autorizim për kërkesë në komision, e veç kësaj, shtyrja e tyre nuk është kompetencë e KQZ-së:
“Përmbajtja e kërkesës për zgjedhjet nuk është legjitime. Ato nuk kanë autorizim për kërkesë në komision dhe shtyrja e tyre nuk është kompetencë e KQZ-së. Subjektet janë regjistruar 70 ditë përpara zgjedhjeve. Për këtë kërkesë duhet një marrëveshje politike.”
Kundër është shprehur edhe anëtari Hysen Osmanaj, i cili ka thënë për “Shqiptarja.com” se shtyrja është jashtë kompetencave të KQZ-së.
“Është jashtë kompetencave të KQZ për ta marrë atë vendim. Është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Ne nuk mund të marrim asnjë vendim. Jemi organi më i lartë i administrimit të zgjedhjeve dhe nuk mund të marrim asnjë vendim që të dalim në kundërshtim me Kodin Zgjedhor”, është shprehur ai.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post