14:25 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sfida e Patozit për Bashën: Të pres për ballafaqim në çdo ekran, portal, gazetë, madje edhe tek ajo kafeneja…

18:53 | 06/03/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sfida e Patozit për Bashën: Të pres për ballafaqim në çdo ekran, portal, gazetë, madje edhe tek ajo kafeneja…

Astrit Patozi paralajmëroi aksion brenda PD-së, duke mos përjashtuar as opsionin e një partie të re, nëse kryetari Basha nuk reflekton ndaj propozimeve të tyre.

Ndërkohë që për deklaratat e kundërshtarëve të tij, Lulzim Basha u shpreh se pretendimi se propozimet nuk janë shqyrtuar nga kryetari, janë pretekst

Ish nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi i është përgjigjur me anë të një satausi në Facebook.

“Nëse je gati Lulzim që ta nisim ballafaqimin për çdo sekondë të aktivitetit tonë politik, të pres me padurim në çdo ekran, portal, gazetë, madje edhe tek ajo kafeneja e djeshme, vetëm një tavolinë larg paparacëve të ty.”

Postimi i plotë

MOS KËRKO KAQ PAK, LULZIM!

Po shoh që i paske dhënë zemër vetes, Lulzim, dhe paske kërkuar distancim nga krimi dhe nga trafiku i drogës, si një kusht për të pasur një vend tek Republika jote, që nuk është më e re. Komplimente, sinqerisht.
Po pse duhet të kërkosh kaq pak? Pse të mos e shtojmë ne numrin e detyrimeve, që duhet të përmbyshim për të pasur mundësi që të jetojmë të lumtur nën një çati të përbashkët?
Pse të mos distancohemi, gjithashtu, nga korrupsioni me çdo tender, që kemi kaluar nëpër duar, nga thasët me euro për çdo leje ndërtimi dhe për çdo gjë, që kemi firmosur, nga pallatet tona dhe të fisit të gruas në vite, nga bizneset tona me dhe pa emër, nga kompanitë brenda dhe jashtë vendit (off shore ose jo), nga shitja dhe blerja e mandateve politike të Partisë Demokratike, si dhe nga çdo abuzim tjetër me pushtetin, që mund të mos më vijë ndërmend tani.
Gjithmonë, nëse do të ishe edhe ti dakord, mund të shtonim si kushte edhe mashtrimin, gënjeshtrën (jo vetëm për orën), hipokrizinë, besëprerjen, pabesinë, skuthërinë, ligësinë, pashpirtësinë, papërgjegjshmërinë dhe paturpësinë, të cilat mund t’i konsideronim si 10 cilësitë e (pa)përshtatshme të një demokrati të ri.
E nisim kokë për kokë po deshe, Lulzim, madje ashtu do të bëhet shumë shpejt edhe, nëse ti do t’i ikësh ballafaqimit me bishtin ndër shalë.
Po deshe, mund ta fillojmë nga dita që kemi lindur, por dakord jam edhe që nga dita kur jemi bërë maxhorenë me letra, dhe, më mirë akoma, që nga dita kur kemi shkelur të dy në politikë apo në jetën publike.
Thjesht për të freskuar kujtesën Lulzim, kemi hyrë në të njëjtën ditë në parlament, por rrugën që nga ajo kohë e kemi pasur shumë të ndryshme.
Nëse je gati Lulzim që ta nisim ballafaqimin për çdo sekondë të aktivitetit tonë politik, të pres me padurim në çdo ekran, portal, gazetë, madje edhe tek ajo kafeneja e djeshme, vetëm një tavolinë larg paparacëve të ty.

I yti

ASTRIT PATOZI

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: astrita patozilulzim basha
Pas

Fitoi çmimin Oscar dhe ja vodhën, ja aktorja që e pësoi keq (FOTO)

Para

“Sekseri i Ahmetajt ka marrë miliona euro për djegien e plehrave”, denoncimi i Malltezit

Para
“Sekseri i Ahmetajt ka marrë miliona euro për djegien e plehrave”, denoncimi i Malltezit

"Sekseri i Ahmetajt ka marrë miliona euro për djegien e plehrave", denoncimi i Malltezit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidenti Begaj dekreton largimin nga detyra të ambasadores së Shqipërisë pranë UNESCO-s

Elbasan/ Finalizohet operacioni “Cooperation”, arrestohet 19-vjeçari që theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi një automjet

Durrës/ Arrestohet 42-vjeçari që po ndërtonte një objekt pa leje, në pronë publike në lagjen nr. 4

Tiranë/Ndoti mjedisin, duke hedhur mbeturina nga automjeti me të cilin lëvizte, ndëshkohet me gjobë, 32-vjeçari.

Ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

Kapet me naftë kontrabandë pranë Qafë Thanës, arrestohet drejtuesi i mjetit, procedohet penalisht edhe një doganier

Bashkëpunoi me 3 vëllezërit Bushgjokaj për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës, publikohet fotoja e Petrit Çakrit

Ushtroi dhunë ndaj babait të tij, shpallet në kërkim 39-vjeçari në Korçë

Ndërtimet pa leje në Theth, Berisha i del në mbrojtje prokurores dhe sulmon SPAK

Paketa e Maleve, Rama publikon hartën: 787 aplikantë në vetëm 5 ditë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.