Kryetari i ri i LSI-së Petrit Vasili, i cili mori udhëheqjen e kësaj partie pas zgjedhjes së Ilir Metës si president, ka reaguar lidhur me zgjedhjet e ardhme parlamentare.
Vasili ka bërë thirrje përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, që LSI ta fitojë garën me modesti dhe sipas tij duke votuar për LSI-në, Shqipëria do të ndahet nga mospërfillja.
“Sfida është e thjeshtë: ne duhet ta fitojmë këtë garë me modesti, me këmbëngulje dhe thjeshtësi.
Arroganca nuk është dhe nuk do të jetë dimensioni ynë në asnjë rast.
Shqipëria duke votuar për LSI-në do të ndahet nga mospërfillja, arroganca dhe veshi i shurdhët.”, shkruan Vasili. (D.D/Shuplaka)