Derbi i Madridit mes Atletico Madridit dhe Real Madridit ka përfunduar pa fitues në “Ëanda Metropolitano” të Atleticos.
Ata janë ndarë në paqe pasi kanë barazuar 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të kampionatit spanjoll.
Edhe pse Reali ka dominuar lojën dhe ka patur raste për të kaluar në avantazh, diçka e tillë nuk ka ndodhur. Ky ishte barazimi i tretë pas 13 përballjeve për Real Madridin, duke mbetur në vendin e tretë në klasifikim me gjithsej 24 pikë, aq sa ka edhe Atletico në vendin e katërt.
Javën tjetër Reali në shtëpi pret Malagen, ndërsa Atletico luan në transfertë ndaj Levantes. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post