20:28 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

SHBA dhe Franca nuk i humbin shpresat: Lufta nuk është e pashmangshme! Gati plani për armëpushim 21-ditor mes Izraelit dhe Hezbollahut

07:57 | 26/09/2024
në Bota, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
SHBA dhe Franca nuk i humbin shpresat: Lufta nuk është e pashmangshme! Gati plani për armëpushim 21-ditor mes Izraelit dhe Hezbollahut

Kryediplomati francez tha të mërkurën se Parisi dhe Uashingtoni po punojnë mbi një propozim për një armëpushim 21-ditor çka do të mundësonte negociatat mbi konfliktin e përshkallëzuar mes Izraelit dhe Hezbollahut që ka lënë mbi 600 të vrarë në Liban gjatë ditëve të fundit.

Jean-Noël Barrot i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së, gjatë një takimi mbi konfliktin, se propozimi do të publikohej së shpejti. “Ne po llogarisim që të dyja palët ta pranojnë atë pa vonesë”, tha ai.

Zoti Barrot tha se Franca dhe SHBA-të ishin konsultuar me palët lidhur me “parametrat përfundimtarë për një rrugëdalje diplomatike nga kjo krizë”, duke shtuar se “lufta nuk është e pashmangshme”.Më herët të mërkurën, Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se qeveria amerikane ishte “angazhuar intensivisht me një numër partnerësh për të ulur tensionet në Liban dhe për të punuar për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi që do të kishte shumë përfitime për të gjitha palët”.

Zoti Blinken dhe këshilltarë të Presidentit Biden kanë zhvilluar takime me përfaqësues të vendeve të tjera për siguruar mbështetje për planin, ndërsa udhëheqësit botërorë takohen në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, thanë disa zyrtarë amerikanë në kushte anonime.

Shtetet e Bashkuara shpresojnë se një armëpushim i tillë mund të çojë në një stabilitet afatgjatë në kufirin mes Izraelit dhe Libanit.

Shkëmbimet disa mujore të zjarrit mes Izraelit dhe Hezbollahut kanë detyruar largimin e dhjetëra mijëra njerëzve nga shtëpitë e tyre në të dy anët e kufirit. Sulmet e kësaj jave kanë shtuar frikën për një konflikt më të gjerë rajonal.

Këshilltari i Presidentit Biden për Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan dhe këshilltarët e lartë Brett McGurk dhe Amos Hochstein janë takuar në Nju Jork me aleatët amerikanë në Lindjen e Mesme dhe kanë qenë në kontakt me zyrtarët izraelitë lidhur me propozimin në fjalë, tha një nga zyrtarët amerikanë.

Një zyrtar izraelit tha në kushte anonime se Kryeministri Netanyahu është pajtuar lidhur me përpjekjet për arritjen e një marrëveshje të mundshme, por vetëm nëse ajo përfshin kthimin e popullsisë izraelite në shtëpitë e tyre. Po ashtu, një zyrtar libanez i cilësoi përpjekjet për ndalimin e luftimeve si shumë serioze./VOA

Etiketa: Francashba
Pas

Lavrov kritikon politikën e jashtme perëndimore përpara vizitës së tij në sesionin e 79-të të OKB-së në Nju Jork

Para

Arrestohet ne Kukes djali i biznesmenit Hajri Elezi, plagosi tre persona

Para
Arrestohet ne Kukes djali i biznesmenit Hajri Elezi, plagosi tre persona

Arrestohet ne Kukes djali i biznesmenit Hajri Elezi, plagosi tre persona

Discussion about this post

 



Të Fundit

Avokati Leonard Karaj: Burgosja e Ervin Salianjit pë Ramën ishte “gol politik” por Salianji do të sjelli sinergji të reja në PD

Veliaj mbetet në burg/ Avokati Leonard Karaj: Vendim i pritshëm, SPAK ka vendosur një standard të ri

Kredi pa kolateral për fermerët, qeveria jep 30 mln euro garanci sovrane

Operacioni i Europol/ Trafikuan tonelata kokaine e hashash, arrestohen 28 pjesëtarë të “Ndrangheta”-s. Mes tyre një grup shqiptar, roli i tyre

Humbi jetën duke shpëtuar dy turistë në liqen, Bashkia Shkodër: Akt heroik me fund të hidhur, ngushëllime familjes Alamani

Tarifat e Trump, presidenti: Nuk ka më shtyrje afati, 1 gushti është data vendimtare

Përfundon takimi i Ramës në Bashkinë e Durrësit/ U kërkon drejtueseve të japin dorëheqjen

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove, GJKKO rrëzon bosin e mikrokredive që zhvati qytetarët

Maliq/ Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me pemën, shoferi transportohet në spital

“Çova para drejtësisë një trafikant droge”/ Salianji nga selia e PD: Regjimi më izoloi para zgjedhjeve, bëra sakrificë për interes publik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.