22:38 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

SHBA-ja i kërkon NASA-s të krijojë një standard kohor për Hënën

19:43 | 03/04/2024
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
SHBA-ja i kërkon NASA-s të krijojë një standard kohor për Hënën

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se ka udhëzuar Administratën Kombëtare amerikane të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) për të krijuar një standard kohor për Hënën dhe trupat e tjerë qiellorë, përderisa qeveritë dhe kompanitë private po intensifikojnë garën hapësinore.

Me Shtetet e Bashkuara që po synon të vendosë norma ndërkombëtare përtej orbitës së Tokës, Zyra për Politika Shkencore dhe Teknologji e Shtëpisë së Bardhë (OSTP) ka udhëzuar NASA-n që të formulojë një plan deri në fund të vitit 2026 për standardin e quajtur Koha e Koordinuar Hënore.

“Përderisa NASA, kompanitë private dhe agjencitë e tjera hapësinore në mbarë botën po nisin misione për në Hënë, Mars dhe përtej, është e rëndësishme që të krijohet standarde kohore qiellore për siguri dhe saktësi”, tha zëvendësdrejtori i OSTP-së, Steve Welby, përmes një deklarate.

Ai theksoi se “koha kalon ndryshe” në varësi të pozitës në hapësirë, duke përmendur një shembull se si koha duket se kalon më ngadalë ku graviteti është më i fuqishëm, sikurse afër trupave qiellorë.

“Një definicion i qëndrueshëm i kohës në mesin e operatorëve në hapësirë është thelbësor për aftësitë e suksesshme lidhur me ndërgjegjësimin për situatën në hapësirë, navigimin dhe komunikimin”, tha Welby.

Qëllimi, tha Shtëpia e Bardhë, për Kohën e Koordinuar Hënore apo LTC, është që ajo të lidhet me Kohën e Koordinuar Universale (UTC), që aktualisht është standardi kryesor i kohës që përdoret në mbarë botën për të rregulluar kohën në Tokë. Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar NASA-s që të punojë me departamentet e Tregtisë, Mbrojtjes, Transportit dhe Departamentin amerikan të Shtetit për të krijuar një strategji për krijimin e një standardi të kohës, që do të përmirësonte navigimin dhe operacionet e tjera për misionet veçmas në një zonë hapësinore midis Tokës dhe Hënës.

SHBA-ja po synon që të kthehet në Hënë më 2026, pasi më 1972 misioni Apollo 17 bëri zbarkimin e parë të njerëzve në këtë planet./ REL

Pas

Veliaj me ekselentët e “Qemal Stafës”: Tirana histori suksesi, por është koha për një riformatim të thellë dhe ripërtëritje

Para

BE heton firmat e paneleve diellore në pronësi kineze mbi subvencionet

Para
BE heton firmat e paneleve diellore në pronësi kineze mbi subvencionet

BE heton firmat e paneleve diellore në pronësi kineze mbi subvencionet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend/ Gjatë ditës së sotme u regjistruan 15 vatra, mbeten aktive ende katër

Marrëveshja për Gazën, Trump lajmëron një tjetër takim mbrëmjen e sotme me Netanyahun: Duhet ta zgjidhim këtë çështje!

Avokati Leonard Karaj: Burgosja e Ervin Salianjit pë Ramën ishte “gol politik” por Salianji do të sjelli sinergji të reja në PD

Veliaj mbetet në burg/ Avokati Leonard Karaj: Vendim i pritshëm, SPAK ka vendosur një standard të ri

Kredi pa kolateral për fermerët, qeveria jep 30 mln euro garanci sovrane

Operacioni i Europol/ Trafikuan tonelata kokaine e hashash, arrestohen 28 pjesëtarë të “Ndrangheta”-s. Mes tyre një grup shqiptar, roli i tyre

Humbi jetën duke shpëtuar dy turistë në liqen, Bashkia Shkodër: Akt heroik me fund të hidhur, ngushëllime familjes Alamani

Tarifat e Trump, presidenti: Nuk ka më shtyrje afati, 1 gushti është data vendimtare

Përfundon takimi i Ramës në Bashkinë e Durrësit/ U kërkon drejtueseve të japin dorëheqjen

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove, GJKKO rrëzon bosin e mikrokredive që zhvati qytetarët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.