09:16 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

SHBA mposht përsëri Kinën në tabelën e medaljeve olimpike

10:58 | 12/08/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
SHBA mposht përsëri Kinën në tabelën e medaljeve olimpike

Gara për më së shumti medalje të arta në Lojërat Olimpike në Paris mbaroi me barazim 40:40 mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Megjithatë, SHBA-ja e kryesoi tabelën e medaljeve pasi i fitoi hiç më pak se 126 medalje olimpike në përgjithësi, duke e lënë mbrapa Kinën me 91 medalje.

Edhe në lojërat e kaluara në Tokio, SHBA-ja e kishte lënë mbrapa Kinën në garë për numrin e përgjithshëm të medaljeve, duke i fituar 113 në total, prej të cilave 39 të arta, krahasuar me 89 në total nga Kina dhe 38 të arta.

Sipas parashikimit virtual të Nielsen Gracenote, i cili i mblodhi të dhënat e rezultateve nga garat e mëdha prej Olimpiadës së Tokios e këndej, pesë vendet me më së shumti medalje në Paris do të ishin si në vijim: SHBA (112 medalje në total); Kina (86); Britania (63); Franca (60) dhe Australia (54).

SHBA-ja doli e para sic u parashikua. Megjithatë, SHBA-ja dhe Kina fituan më shumë medalje të arta dhe medalje në total.

Japonia i theu parashikimet dhe doli në vendin e tretë me 45 medalje, prej të cilave 20 të arta.

Franca dhe Australia u renditën në top pesëshe, siç u parashikua.

Australia, megjithatë, doli e katërta, para Francës, falë 18 medaljeve të arta nga 53 medalje në përgjithësi që i fitoi. Franca fitoi më shumë në përgjithësi, 64, por kishte vetëm 16 të arta.

Britania fitoi më shumë medalje se në Tokio, 65 krahasuar me 64, por fitoi më pak të arta dhe u rendit e shtata, mbrapa Holandës.

Në Paris, Kosova e rriti numrin e medaljeve në pesë në përgjithësi, ndërsa Shqipëria i fitoi medaljet e para në historinë e saj. Por, as Kosova e as Shqipëria nuk fituan medalje të arta këtu.

Te Kosova, kampionia olimpike nga Tokio, Distria Krasniqi e fitoi medaljen e argjendtë, duke u bërë sportistja e parë kosovare, qoftë te djemtë apo vajzat, që i fiton dy medalje olimpike. Ndërsa xhudistja tjetër, Laura Fazliu, e fitoi medaljen e bronztë, të parën në karrierë.

Chermen Valiev dhe Islam Dudaev ia fituan Shqipërisë medaljet e para olimpike, pasi të dy i fituan të bronzta në sportin e mundjes./REL

Etiketa: kineLojerashba
Pas

SHBA-ja njofton dërgimin e një nëndetëseje në Lindjen e Mesme

Para

Situata nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes publikon raportin: Janë identifikuar 47 vatra të reja

Para
Situata nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes publikon raportin: Janë identifikuar 47 vatra të reja

Situata nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes publikon raportin: Janë identifikuar 47 vatra të reja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama: Parku arkeologjik nënujor i Durrësit, ku çdo amorfë rrëfen

Zgjedhjet Lokale 2025, mblidhet KQZ-ja në Kosovë

Zbulime të rëndësishme arkeologjike në Çukën e Ajtoit

Skandali me subvencione shkakton krizë qeveritare në Greqi, Mitsotakis: Kemi dështuar!

40 tentativa të dështuara për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, presidentja Osmani takon sot dhe nesër liderët politikë

Flakë pa kontroll në Elbasan/ Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve përshkallëzohet, forcat në alarm gjatë gjithë natës

Temperatura ekstreme, deri në 46 gradë celcius/ BE përballet me pasojat e krizës klimatike, zyrtarja e KE: Politikat “frikacake” pengojnë përballjen me emergjencën

Rritje e rasteve me Covid-19 në Evropë/ Varianti “Nimbus” më agresivi, shqetësim vaksinimi i ulët

Nuk po arrijnë të plotësojnë periudhën minimale të sigurimit, 52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n

Të hënën takimi me Netanyahun, Trump: Jam i vendosur për t’i dhënë fund luftës në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.