08:01 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“SHBA po gabon me Ramën”, Sami Repishti: zgjedhjet nuk bëhen kur do kryeministri. Qëndrimet e Metës janë logjike

18:39 | 28/06/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“SHBA po gabon me Ramën”, Sami Repishti: zgjedhjet nuk bëhen kur do kryeministri. Qëndrimet e Metës janë logjike

Sami Repishti, një ndër veprimtarët e njohur të komunitetit shqiptaro amerikan dhe ish-i dënuar politik, i tha me telefon Zërit të Amerikës se kriza e tanishme politike në Shqipëri ka natyrë artificiale.

Ai tha në një intervistë se dhunës i duhet thënë jo, sepse ajo nuk ka vend në një shoqëri të qytetëruar. Zoti Repishti shprehu gjithashtu pikëpamjen se data e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit mund të ishte shtyrë.

Repishti thotë se Shqipëria ka nevojë për aleatë dhe ndihmën e ndërkombëtarëve, por nuk bie dakord me qëndrimin e DASH për mënyrën sesi zgjidhet kriza në Shqipëria. “Përsa i përket ndërhyrjes së tashme të qeverisë amerikane, unë me keqardhje them, por nuk e aprovoj. Nuk besoj se është çështja aq e thjeshtë sa të merret një vendim që të mbahen votimet më 30 qershor sepse kështu ka thënë Kryeministri. Kërkesa për ndryshimin e datës së votimeve që ka bërë Presidenti i Republikës, për mendimin tim është logjike dhe nuk do t’i kushtonte asgjë Partisë Socialiste sikur ta ndryshonte këtë datë”,- shprehet Repishti

Zëri i Amerikës: Dr. Repishti, si erdhi Shqipëria në këtë udhëkryq?

Dr. Sami Repishti: Kjo krizë ka karakter artificial. Për mendimin tim është rezultat i konfrontimeve të vazhdueshme ndërpartiake në betejën e tyre për pushtet. Në filozofinë politike shqiptare, pushtet do të thotë pushtet absolut, nuk ka gjë tjetër. Atëherë cila është dilema? Partia Socialiste është trashëgimtare e Partisë së Punës së Shqipërisë dhe kërkon pushtetin që e humbi në vitin 1990. Partia Demokratike, që është viktimë e Partisë së Punës të Shqipërisë, kërkon pushtetin që i takon si kundërshtarë të komunizmit. Ky problem do të ishte zgjidhur me kohë, me zgjedhje të lira, por kjo nuk ngjau. Zgjedhjet u akuzuan si të vjedhura, vendi u zhyt në arbitraritet, në korrupsion, parlamenti u kthye në agjenci të ekzekutivit, gjykatat u korruptuan. Sot kemi Gjykatën Kushtetuese vetëm me një anëtar, kur duhet të ishin 11.

Zëri i Amerikës: Shumë njerëz janë të hutuar, nuk e dinë se si do të jetë e ardhmja, të tjerë e shohin zgjidhjen te dhuna. Çfarë mesazhi keni ju për këta njerëz?

Dr. Sami Repishti: Me thënë të drejtën edhe unë jam i hutuar. Nuk e kuptoj pse po krijohen këto situata. Por e para gjë që kam për të thënë është: Jo dhunë. Unë kam shumë frikë nga dhuna. Dhuna nuk ka vend në një shoqëri të qytetëruar. Pikë!

Zëri i Amerikës: Zoti Repishti, ç’mendoni për qëndrimet dhe komentet e ndërkombëtarëve lidhur me këtë krizë?

Dr. Sami Repishti: Janë shumë me rëndësi. Dhe kjo është një e metë e madhe që po përsëritet në Shqipëri. Është krijuar mentaliteti në kohën e komunizmit se ne nuk kemi nevojë për botën e jashtme se ne i bëjmë të gjitha. S’është e vërtetë! Përsa i përket ndërhyrjes së tashme të qeverisë amerikane, unë me keqardhje them, por nuk e aprovoj. Nuk besoj se është çështja aq e thjeshtë sa të merret një vendim që të mbahen votimet më 30 qershor sepse kështu ka thënë Kryeministri. Kërkesa për ndryshimin e datës së votimeve që ka bërë Presidenti i Republikës, për mendimin tim është logjike dhe nuk do t’i kushtonte asgjë Partisë Socialiste sikur ta ndryshonte këtë datë.

 

Etiketa: Sami Repishti
Pas

“Qeveria ka përgjegjësi të shumta”,  Mathew Palmer: Nëse Gjykata Kushtetuese vendos, zgjedhjet mund të përsëriten

Para

FOTO/ Qëndrimi për zgjedhjet, qytetarët ‘masakrojnë’ Ambasadën Amerikane

Para
FOTO/ Qëndrimi për zgjedhjet, qytetarët ‘masakrojnë’ Ambasadën Amerikane

FOTO/ Qëndrimi për zgjedhjet, qytetarët 'masakrojnë' Ambasadën Amerikane

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Afrika e Jugut dhe Libia po pushtojnë Europën!”/ Greqia pritet të ashpërsojë sot masat për emigracionin e paligjshëm

Shembet gropa e rërës që hapi për të luajtur, vdes 17-vjeçari në Itali

Priten pasoja sociale dhe ekonomike afatgjata/ ISSH: Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale

Kryeministri i Izraelit përcakton vijat e kuqe për t’i dhënë fund përgjithmonë luftës në Gaza

Trump do të vizitojë Teksasin Qendror të shkatërruar nga përmbytjet

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas rritet në 120, operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon

Merz: Gjermania mbështet plotësisht planet e Ukrainës për t’u bashkuar me BE-në

Zelensky: 200 marrëveshje me vlerë totale mbi 10 miliardë euro gati për t’u nënshkruar

Izraeli vret një tjetër gazetar palestinez në Gaza, numri i të vdekurve rritet në 229

Parashikimi i motit për sot, 11 korrik 2025

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.