Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë urdhëruar Rusinë të mbyllë konsullatën e saj në San Francisco, si edhe dy zyra të tjera diplomatike në Uashington dhe nju Jork.
Këto masa vijnë si një kundërpërgjigje ndaj Moskës thuhet në njoftim nga Departamenti Amerikan I Shtetit.
“Masat vijnë si kundërpërgjigje ndaj vendimit të pajustifikuar të Moskës për të urdhëruar shkurtimin masiv të stafit diplomatik amerikan në Rusi”
Ndërkohë Uashingtoni sqaron se ky vendim është një shenjë reciprociteti. Marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Rusisë janë përshkallëzuar muajt e fundit, veçanërisht pas zgjatjes së sanksioneve ekonomike të vendosura në Uashigtoni.
(S.SH/Shuplaka)